Kisha & Besimi

Mendoni për të korrat!

Publikuar nga Kumrije Aliaj

Një pjesë tjetër ra në tokë të mirë, dhe solli frut që rritej, dhe u zhvillua për të dhënë njëra tridhjetë, tjetra gjashtëdhjetë dhe tjetra njëqind.

Marku 4:8

Kur ju jepni Zotit, mos e bëni këtë me mentalitetin e mungesës ose humbjes; mos veproni në mish duke “llogaritur” së çfarë ka mbetur. Për shembull, në qoftë se keni pasur dhjetë mijë dollarë, dhe doni të jepni Zotit dy mijë dollarë, mos filloni së menduari: “Por unë tani do të kem vetëm tetë mijë dollarë që më kanë mbetur të cilat nuk mund të jenë të mjaftueshme për të gjitha shpenzimet tjera!” Ky nuk është ndërgjegjsim mbretëror! Mentaliteti i tillë mund të pengojë në të korrat tuaja.

Ju duhet më tepër të pyesni veten, “Çfarë është premtimi për këto dy mijë dollarë që unë jam gati ti jap?” Ju mund të keni një kthim tridhjetë-fish, apo një kthim në gjashtëdhjetë-fish, ose në njëqind-fish! Pra, çfarë ju duhet të mendoni rreth korrjes. Nëse keni pasur dhjetë, dhe i dhatë dy për Zotin, tridhjeta e saj do të jetë gjashtëdhjetë. Pra, gjashtëdhjetë duke llogaritur edhe tetë të tjera shtesë që kishit me vete, duke e bërë në gjashtëdhjetë e tetë! Ky duhet të jetë mentaliteti juaj. Në këtë mënyrë, ju vëni në lëvizje fuqinë e veprës së mrekullive të Perëndisë për të korrat e mëdha. Ky është mentaliteti i të menduarit; ushtroni veten në këtë; jini pozitiv dhe prisni të merrni kur i jepni Zotit.

Interesante, premtimi i të korrave tridhjetë-fish është më së paku: ka gjashtëdhjetë, si dhe të korrat njëqind-fish; kjo varet mbi të cilat besimi juaj mund të shkoj. Paramendoni nëse keni marr në kthim gjashtëdhjetë-fish, totali është njëqind e njëzetë e tetë! Po në lidhje me kthimin në njëqind-fish? Kjo do të jetë dyqind e tetë – në ato dy që ju dhatë, nga dhjetë që patet.

Dikush mund të pyes veten: “Çfarë lloj i llogaritjes është ajo?” Është matematika e Mbretërisë! Ky është një mister për njerëzit e botës, por në Mbretëri është diçka e vërtetë dhe e praktikueshme. Pra, kur do ti jepni një ofertë ose një farë Zotit, ta bëni atë me vetdijesimin e Mbretërisë, duke ditur se ju veproni nga një term i ndryshëm rregullash. Mendoni në lidhje me premtimin për dhënien tuaj. Për më tepër, ka shumë më tepër se sa një rezultat të menjëhershëm financiar. Ka bekime të tjera që Perëndia bën të ndodhin në jetën tuaj që janë me shumë përtej parasë.

Lutje

Atë i dashur, të falënderoj që më ke treguar se si të përjetoj rritje në çdo fushë. Unë kam të korra të mëdha bekimesh dhe mrekullish sot. Ti ke bërë gjithë hiri të teproj për mua, sa të kem mjaft në çdo gjë, në Emrin e Jezusit. Amen.

Studim Vijues

  • 2 Korintasve 9:6-8; Luka 6:38
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: Veprat e Apostujve 21:37-22:1-21 Jobi 32-35
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: Luka 8:26-39 Jozeu

Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

Rreth Autorit

Kumrije Aliaj

Komento