Lum ju kur do t’ju shajnë dhe do t’ju përndjekin dhe, duke gënjyer, do të thonë të gjitha të zezat kundër jush, për shkakun tim. Gëzohuni dhe ngazëllohuni, sepse shpërblimi juaj është i madh në qiej, sepse kështu i kanë përndjekur profetët që qenë para jush.
Mateu 5:11-12
Të jesh i krishterë efektiv për fitimin e shpirtrave, duke shërbyer besim, shpresë dhe dashuri për të tjerët me anë të Fjalës, ju bëheni objektiv i lehtë për persekutim. Jo të gjithë do t’ju pranojnë. Por mbani mend, jo të gjithë e pranuan Krishtin gjithashtu. Kjo është arsyeja pse Ai tha te Mateu 10:24-25, “Dishepulli nuk del mbi mësuesin, as shërbëtori mbi zotin e tij. I mjafton dishepullit të bëhet si mësuesi i tij dhe shërbëtorit të bëhet si zotëria e tij. Në se të zotin e shtëpisë e quajtën Beelzebub, aq më tepër do t’i quajnë ashtu ata të shtëpisë së tij!”
Pra nuk duhet të befasoheni pasi të keni vepruar në dashuri dhe të keni treguar dashamirësi ndaj disa njerëzve, dhe ata do të kthehen kundër jush dhe të bëjnë gjëra të tmerrshme për t’ju lënduar. Nuk është e drejtë të zemëroheni dhe të thoni me keqardhje, “Në fund të fundit çfarë unë kam bërë për ata?” Mos harroni se keni bërë atë që e keni bërë në Emër të Zotit. Nëse ju e bëtë atë në Emrin e Tij, pse mërziteni?
Ju madje mund të mendoni se Perëndia do ti dënojë ata se kanë thënë gjëra të keqija për ju, por ai nuk e bënë atë; Ai në fakt nuk dëshiron ti ndëshkoj ata. Bibla thotë, “…është dëshira e Atit tuaj që është në qiej që asnjë nga këta të vegjël të mos humbasë” (Mateu 18:14). Përkundrazi, ai është në kërkim për dikë që do të ndërhyjë për ta. Në vend të të menduarit se Perëndia do ti dënojë ata që kanë qenë të pasjellshëm me ju, lutuni për ta; kjo është të qenurit një shërbestar i vërtetë i Ungjillit.
Kuptoni se sa më shumë të përkushtuar të jeni për gjërat e Perëndisë, aq më tepër lavdia e tij do të zbulohet në jetën tuaj, dhe më shumë njerëz do t’ju urrejnë dhe do tu përndjekin për Të. Kur ndodh kjo, të mos përgjigjeni me zemërim; në vend të kesaj të reagoni në dashuri. 2 Timoteut 3:12 thotë: “Të gjithë ata që duan të rrojnë me perëndishmëri në Krishtin Jezus do të përndiqen.”
Kur të përndiqeni, gjithmonë kujtoni se jeni dërguar, jo në emrin tuaj, por në Emër të Jezusit. Për këtë arsye, Vetë Zoti do të jetë mbrojtësi dhe shpërblyesi juaj.
Lutje
I Dashur At, të falënderoj për ngushëllimin e Shkrimeve. Fryma e Shenjtë më forcon me fuqi në njeriun e brendshëm qe të jem efektiv në shërbimin e Ungjillit të Krishtit, pavarësisht nga sprovat, përndjekjet dhe mundimet me të cilat mund të përballem. Dashuria e Krishtit me shtrengon dhe kontrollon veprimet e mia, në Emrin e Jezusit. Amen.
Studim vijues
- Gjoni 15:19; Marku 10:22; Gjoni 16:33
- Plani një vjecarë i studimit të Biblës: Veprat e Apostujve 3 & 2 Kronikave 12-15
- Plani dy vjecarë i studimit të Biblës: 2 Korintasve 2:8-17 & Songs Of Solomon 3-4
Burimi: www.rhapsodyofrealities.org