Edukimi & Arsimimi

Fjala në ju

Publikuar nga Korab Zhuja

Ky është kuptimi i shëmbëlltyrës: fara është fjala e Perëndisë.

Luka 8:11

Zoti na e ka dhënë Fjalën e Tij. Bibla thotë në Psalmin 170: 20, “Ai dërgoi fjalën e tij dhe i shëroi, i shpëtoi nga gropa.” Nëse do merrni Fjalën e Perëndisë në zemrën tuaj, ajo do të ndryshojë jetën tuaj. Unë jam i bindur se në qoftë se do ta vendosni veten tuaj nën shërbesën e Fjalës në mënyrë të mjaftueshme, do të bëni progres të jashtëzakonshëm dhe jeta juaj do të jetë një shfaqje e efikasitetit të Fjalës.

Disa mund të mos pajtohen me këtë, sepse përvojat e tyre kanë qenë ndryshe. Të cilet janë në kishë për kohë të gjatë, por janë në konfuzion për jetën. Ata thonë: “kam qenë duke shkuar për kaq kohë, dhe asgjë nuk ka ndryshuar, jam në konfuzion. “Njerëzit e tillë mund të kenë shkuar prej kohësh në kishë, por nuk ia kanë dhënë veten Fjalës. Ata mund të kenë mesazhe në DVD dhe formate të tjera, por mesazhi nuk është në to. Ju nevojitet mesazhi në zemrën tuaj, dhe jo në raftet apo pajisjet tuaja.

Deri sa Fjala nuk zë rrënjë në zemrën tuaj, ajo nuk do të prodhojë rezultate. Në qoftë se mbani farat e misrit në frigoriferin më të mirë ose në valuten e bankës më të mirë në botë, nuk do të keni një prodhim. Nëse i vendosni ato në dysheme mermeri të dhomës tuaj dhe ti ndezni kondicionerin, ju prap nuk do keni një prodhim. Fara duhet të vendoset në mjedisin e duhur për të patur një prodhim. Ju mund ti keni të gjitha botimet e Rapsodisë se Realiteteve që nga fillimi, por ajo që me të vërtetë ka rëndësi është ti lexoni dhe ti përvetësoni (bluani) ato. Mesazhi duhet të jetë brenda jush për të prodhuar rezultate.

Një nga shenjat e para se Fjala ka marrë rrënjë në frymën tuaj është se ajo do të ndikojë në mënyrën tuaj të të menduarit. Fjala rinovon mendjen tuaj. Në qoftë se ajo nuk e ka transformuar mendjen tuaj, ajo nuk ka hyrë brenda teje; dhe në këtë mënyrë, influenca dhe ndikimi i saj në jetën tuaj do të jetë i kufizuar. Prandaj mbani Fjalën në ju nëpërmjet studimit dhe meditimit.

Mos supozoni se e dini; ky është shkaku i shkatërrimit të shumtëve. Ata mendojnë se dinë, derisa ora e krizës vjen dhe ata janë në panik. Për të lëvizur në nivelin tjetër dhe më të lartë në jetë, ju duhet ti jepni më shumë vëmendje Fjalës se Perëndisë. Gjithmonë meditoni në Fjalën. Në mënyrë të pashmangshme, përparimi juaj do të jetë i qartë për të gjithë.

Lutje

I çmuar At, të falënderoj për Fjalën, me anë të secilës transformohem. Fjala jote është në zemrën time, duke vepruar në mendjen time dhe duke më dhenë mendimet e drejta. Fjala jote o Zot, është persiatja ime gjithë ditën dhe natën, duke prodhuar në mua dhe nëpërmjet meje karakterin e mesazhit të saj, në Emrin e Jezusit. Amen.

Studim vijues

  • Veprat e Apostujve 20:32; Hebrenjët 4:2; Romaket 12:2
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: Veprat e Apostujve 2:22-47 & 2 Kronikave 8-11
  • Plani dy vjecarë i studimit të Biblës: 2 Korintasve 2:1-7 & Songs Of Solomon 1-2

Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

Rreth Autorit

Korab Zhuja

Komento