Kisha & Besimi

Vazhdoni të Luteni!

Publikuar nga Kumrije Aliaj

Pastaj u tha atyre edhe një shëmbëlltyrë, për të treguar se duhet të lutemi vazhdimisht pa u lodhur.

Luka 18:1

Dikush njëherë po ankohej duke thënë, “Sa më shumë që lutem për vendin tim, duket sikur ligësia vazhdon të rritet, veçanërisht tek udhëheqësit politikë. A mund të ndërhyjë Perëndia? A ka nevojë për mua që të vazhdoj duke u lutur?”

Fjala e Perëndisë na këshillon të lutemi pa pushim (1 Thesalonikasve 5:17). Te Luka 18:1-8, Zoti Jezus theksoi rëndësinë e këmbënguljes në lutje. Kjo është për shkak se ju duke qenë drejtësia e Perëndisë në Krishtin Jezus, ju mund ti ndryshoni gjërat nëpërmjet lutjes. Fuqia hyjnore qe është e nevojshme për ti shkaktuar këto ndryshime është në ju; ajo është depozituar në ju në momentin që ju morët Frymën e Shenjtë në jetën tuaj (Veprat 1:8).

Për më tepër, Jakobi 5:16 (nga përkthimi AMP) thotë: “…shumë fuqi [dinamike vë në veprim] lutja e të drejtit kur bëhet me gjithë shpirt [zemër, në vazhdimësi].” Vazhdoni të luteni për vendin tuaj. Zoti është Perëndia i çdo mishi, dhe nuk ka asgjë tepër të vështirë për Të (Jeremia 32:27). Ai është Perëndia i mundësive, dhe ju ka dhënë autoritet për të vëpruar në Emrin e Jezusit për të ndikuar ndryshimet që dëshironi. Prandaj, le të jenë këto mendimet tuaja, të luturit për vendin tuaj dhe kombet tjera në botë.

Perëndia të cilit i lutemi mbretëron dhe qeverisë në çështjet e njerëzve: “…në mënyrë që të gjallët të dijnë që Shumë i Larti sundon mbi mbretërinë e njerëzve; ai ia jep atij që dëshiron dhe larton mbi të të keqin e të këqijve” (Danieli 4:17). Mendoni se çfarë Ai i bëri mbretit Nebukadnetsar, i cili sundoi mbretërinë e tij me pushtet të plotë. Zoti e hoqi nga froni nga lavdia e tij, e nxori nga mesi i njerëzve, për të banuar në shkretëtirë. Perëndia e rivendosi atë serish në pushtet, pasi që ai u pendua.

Perëndia ka pushtet mbi çdo komb dhe vendos në pushtet atë të cilin zgjedh Ai (Romakëve 13:1). Kur Ai ju thotë të luteni për vendin tuaj, kjo është për shkak se Ai ju ka dhënë autoritet për të vendosur një gjë dhe ajo do të dalë mbarë (Jobi 22:28). Ndërmjetësoni për aq kohë sa nevojitet, për paqe, përparim të vazhdueshëm, dhe stabilitet, në vendin tuaj. Lutuni sikur të varej vetem nga ti, për të sjellë ndryshime në kombin tuaj, dhe e vërteta është, se do të ndodhi; sepse ju jeni kripa e tokës.

Lutje

Atë i dashur, të falënderoj që më ke mësuar të lutem pa pushim për vendin tim. Të falënderoj për fuqinë tënde hyjnore dhe urtësinë që lirohet mbi drejtuesit, madje, edhe tani, mbi bartësit e funksioneve politike që të bëjnë vullnetin tënd, dhe që drejtësia të vendoset në vend dhe në zemrat e njerëzve, në Emrin e Jezusit. Amen.

Studim Vijues

  • 1 Timoteut 2:1-3; Psalmi 122:6
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: 2 Korintasve 7:2-16 Fjalët e urta 22-23
  • Plani dy vjecarë i studimit të Biblës: Luka 21:29-38 1Samuelit 27

Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

Rreth Autorit

Kumrije Aliaj

Komento