Biznesi & Karriera

Tiparet e përbashkëta të kompanive më të suksesshme

Publikuar nga Korab Zhuja

Cindy Hess është bashkë-themeluese e kompanisë “Fenwick and West”. Ajo ka punuar me disa nga top-kompanitë në teknologji, përfshirë NextDoor, GoPro dhe Fitbit. Ajo ka parë kompani duke filluar nga fazat e fillimit të tyre, e deri te kompanitë më të mëdha dhe ka njohuri lidhur me disa gjëra të përbashkëta që kanë kompanitë e mëdha.

Në një intervistë të bërë nga “Inc Magazine”, znj.Hess iu është përgjigjur disa pyetjeve, lidhur me tiparet kryesore të kompanive më të suksesshme. Këto janë disa nga pyetjet e parashtruara si dhe përgjigjet që i ka dhënë znj.Hess:

Ju keni punuar me disa kompani të mëdha. Çfarë tipare të përbashkëta kanë kompanitë e sukseshme?

Cindy Hess: E gjitha fillon nga udhëheqja. Secila kompani e sukssesshme me të cilën kam punar, ka një lider të madh në krye. Liderët e mëdhenjë janë pasionantë, këmbëngulës dhe të gatshëm për të bërë çfarëdo që është e nevojshme për të arritur që vizioni i tyre për kompaninë, të realizohet.

Liderët e mëdhenjë, inspirojnë ekipin e tyre për të punuar shumë, si dhe i mbajnë të gjithë të fokusuar rreth një vizioni të vetëm, gjë që është jashtëzakonisht e vështirë për ta bërë.

Atëherë cilët janë disa nga top liderët me të cilët keni punuar?

Cindy Hess: Kam punuar me disa lider të mëdhenjë, por disa që shquhen më tepër janë Nirav Tolia nga “Nextdoor”, Nick Woodman nga “GoPro” dhe Amanda Khalow nga “6sense”.

Nirav udhëheq me anë të shembujve si dhe komandon besnikërinë e ekipit të tij. Ai nuk kërkon nga asnjëri në ekip, që të bëjnë diçka që ai personalisht nuk do ta bënte. Nick mishëron pasionin dhe vizionin- ai krijon një vizion te madh në tavolinë dhe e kthen atë vision në realitet. Amanda është një shembull i vërtetë i krijimit të një kulture pozitive dhe të qëndrueshme. Ajo e vë në pah suksesin e ekipit në sy të të gjithë kompanisë.

Shkroi: staffi i “Inc Magazine”

http://www.inc.com/sunil-rajaraman/the-common-trait-of-the-most-successful-companies.html

Rreth Autorit

Korab Zhuja

Komento