Biznesi & Karriera

4 tiparet e pazakonta të ndërmarrësve të suksesshëm

Publikuar nga Kumrije Aliaj

Ka libra të panumërta dhe diskutime që debatojnë tiparet dhe aftësitë e nevojshme që janë të domosdoshme për t’u bërë një ndërmarrës i suksesshëm. Egzistojnë disa tipare të pazakonta që bëjnë një ndërmarrës të suksesshëm.

1. Mosdija është esenciale.

Eksperienca dhe njohuritë janë të rëndësishme për drejtimin e një biznesi, por naiviteti mund të jetë shoku më i mirë kur ju filloni atë. Ky element është i veqantë për ndërmarrësit fillestarë dhe u lejon atyre një nivel të lirisë mendore që nuk mund ta përjetonin në ndërmarrjen e fundit. Mos e merrni “mosdijen” për të filluar ose për të drejtuar një biznes si një gjë negative kundër jush. Në vend të kësaj merreni si një shancë tuaj për ta filluar procesin.

Llogaritja e risqeve është thelbësore për krijmin e biznesit të ri. Nesë ju vazhdimisht e imagjinoni të keqen para se të ndodh, risku i juaj është bërë i paralizuar dhe kurrë nuk do bëjë ndonjë progres.

2. Qëndrojnë të vegjël dhe bëjnë gjëra të mëdha.

Duke ditur që biznesi i juaj është duke përmirësuar jetën e të tjerëve, mund të ju sjellë motivim për arritje të reja dhe sukses të biznesit tuaj. Sido që të jetë madhësia e bazës së klinetëve do t’ju japë një nxitje të madhe në lumturinë që ju merrni nga ajo që ju jeni duke bërë.

Për shumë ndërmarrës realizimi i idesë që ata janë duke bërë ndryshimin e botës, madje edhe vetëm për disa njerëz, është një pikë e madhe kthese.

Nuk është gjithmonë vetëm ndërtimi i bizneseve miliardë dollarëshe. Është edhe ndryshimi i jetës së njerëzve të cilët janë të involvuar në biznesin tuaj.

3. Kontrollojnë email-in e tyre përderisa janë edhe në shtrat.

Ne supozojmë se njerëzit e suksesshëm ndjekin këshillat e produktivitetit nga këshilltarët, trajnerët e bizneseve dhe predikuesit. Mirëpo, e kundërta e kësaj është e vërtetë. Të gjithë ndërmarrësit e sukseshëm kanë një rutinë ditore unike që funksionon për ta, duke u bazuar në mënyrën e punës dhe jetesës. Përtej kësaj, secili prej tyre është i sigurt që e njeh vetveten më së miri.

Për të qenë i suksesshëm, ju duhet t’i besoni vetvetes për të gjetur atë që ju përshtatet juve, pa marrë parasysh se qfarë këshilla të ditës ju tregojnë që të bëni. Lejoni veten tuaj të kontrolloni email-in tuaj që në mëngjes.

4. Pasiguria është siguri.

Ne jemi lindur të gjithë me një tolerancë të ndryshme për pasigurinë. Pa marrë parasysh sa aktual është niveli i tolerancës tuaj, ju mund ti kapërceni këto ndjenja në praktikë.Pasiguria do të ju ngacmoj dhe do të ju bëjë të kërceni nga shtrati në mëngjes për të parë se çfarë do të ndodhë më pas.

Pasiguria është e nevojshme sepse ne nuk e dimë gjithmonë së çfarë duhemi të bëjmë tjetër, dhe kjo është në rregull.

Shkroi: Stafi i Entrepreneur Media, Inc.

Rreth Autorit

Kumrije Aliaj

Komento