Biznesi & Karriera

7 shprehitë ditore për tu bërë milioner

Publikuar nga Kumrije Aliaj

Shumë njerëz që ëndërrojnë për tu bërë milionerë, nuk e dinë se nga t’ia fillojnë. Çelësi për të ndryshuar financat tuaja dhe për tu bërë të suksesshëm fillon me ndryshimin e këndvështrimit tuaj ndaj jetës dhe shprehive tuaja ditore. Nëse dëshironi të jetoni sikurse nerëzit e suksseshëm dhe të fitoni para si njerëzit e suksseshëm, atëherë ju duhet të filloni të veproni si person i suskesshëm çdo ditë. Kjo nuk do të thotë të shpenzoni si milioner, mirëpo të përvetësoni shprehi pozitive ditore, të cilat shprehi i posedojnë milionerët, në mënyë që të fitoni përparësi në tregun tuaj. Këto janë shtatë nga shprehitë apo zakonet ditore më efektive që kanë milionerët.

1. Zgjohuni herët.

Nëse dëshironi të arrini potencialin tuaj maksimal financiar, atëherë duhet të filloni zgjimin herët. Nuk ka rëndësi nëse jeni apo jo, person i mëngjeseve, ju duhet të filloni ta bëni këtë. Zgjohuni dhe shikoni lajmet, kontrolloni email-in, kryeni punët e shtëpisë i pari. Shpenzoni vetëm 30 minuta për të hulumtuar ndonjë temë që ju intereson juve për ti berë më të mprehta aftësitë tuaja. Kjo do t’ju vëjë një hap para për tërë ditën, dhe do të ketë një ndikim dramatik në produktivitetin tuaj.

2. Heqni dorë nga pushimi në vikend.

Në mënyre që të bëheni një milioner, ju duhet të filloni të përdorni vikendet ndryshe. Tani më nuk është koha të “festoni sikur nuk eksiston e nesërmja”. Ju mund të dilni me shoqëri ngapak, por mos harroni synimet tuaja. Kohën e kursyer mund ta shfrytëzoni për të mësuar për financat, indrustrinë tuaj, për tu bërë jo vetëm i mençur, por edhe për tu vendosur dhe qëndruar para të tjerëve.

3. Mësoni për financat dhe bursat.

Nëse bursat janë ende një koncept konfuz për juve, atëherë ju duhet të leni atë çfarë jeni duke bërë, dhe të filloni të mësoni për financat. Po, mund të jetë e mërzitshme, por është shumë e rëndësishme nëse dëshironi të keni pavarësi financiare. Filloni të mësoni për tregun dhe ti zhvilloni aftësitë tuaja, në mënyrë që që fitoni para të vërteta nga investimet tuaja. Hapni një llogari të vogël të brokerimit, ose edhe një letër tregtare nëse nuk keni para, por njihuni dhe mësoni për levizjet e çmimeve të aksioneve dhe llojeve tjera të instrumenteve financiare.

4. Mendoni në aspekt afatgjatë kur jeni të rinjë.

Kur vjen puna te përgaditja për më vonë, nuk ka limit të moshës. Sa më herët që e planifikoni të ardhmen, aq më mirë. Nuk është kurrë shumë herët për të filluar planifikimin e të ardhmes suaj. Shumica e njerëzve nuk e fillojnë këtë deri pas shkollës së mesme, ose kolegjit, dhe disa nuk fillojnë deri në të 20’-at e vonshme të tyre. Deri atëherë ju do të jeni mrapa atyre që kanë filluar një dekadë më herët. Edhe pse disa synime duken si shumë të largëta në të ardhmen, gjithmonë është ide e mirë që të planifikoni përderisa jeni të rinjë.

5. Mësoni online.

Interneti është një nga mundësitë më të mira në dispozicionin tuaj, dhe gjasat janë që ju nuk jeni duke e shfrytëzuar atë maksimalisht. Eksistojnë shumë video free në Youtube dhe website shumë të mira edukuese, ku mund të përvetësoni aftësi për tregun dhe të grumbulloni pak nga pak, këshilla financiare, për të rritur portofolion tuaj. Nëse nuk e shikoni internetin si librari, nuk jeni duke e shikuar atë në mënyrën e duhur.

6. Fokusohuni në qëllimet së pari.

Qëllimet nuk është e thënë të jenë vetëm në formë monetare. Fokusohuni në arritjen e qëllimeve tuaja personale dhe profesionale. Duhet të krijoni produkte të mira, të krijoni një brend të fortë dhe t’i përmbushni qëllimet tuaja tjera jo-monetare, para se të filloni të fokusoheni vetëm në para. Integroni kohën dhe përpjekjet në krijimin e cilësisë, dhe do të shihni se paraja do të vijë pas.

7. Përdorni rrjetet sociale për të rritur brendin tuaj.

Ju duhet të përpiqeni që përmes rrjeteve sociale të ndërtoni brendin tuaj si dhe brendin e biznesit tuaj. Shikoni instagramin tim për shembull (Tomy Sykes); edhe pse unë jap leksione se si të tregtohet me aksione, unë gjithashtu shfaq jetën të cilën jam me fat që e kam falë studimeve të mia. Unë mësoj vizualisht studentët e mi, që të mësojnë më shumë, dhe tani kam afër 500,000 ndjekës në Instragram, 3 herë më shumë sesa në rrjetet tjera sociale, përveq llogarisë në Youtube ku janë të vendosura 500+ video falas. Kuptojeni që rrjetet sociale nuk janë vetëm për të shfaqur ekspertizën tuaj; shumica e njerëzve i përdorin ato kur janë të mërzitur, andaj nëse ju gjeni një mënyrë për të argëtuar apo inspiruar njerëzit, do të gjeni sukses.

Shkroi: stafi i Entrepreneur Media,

Inc.https://www.entrepreneur.com/article/253410

Rreth Autorit

Kumrije Aliaj

Komento