Biznesi & Karriera

5 Mënyrat për të fituar bonus

Publikuar nga Kumrije Aliaj

Nga fundi i vitit 2016, shumë punonjës kanë pritur me padurim shpërblimet e tyre për pushime. Dhe, në përputhje me parashikimet e një studimi të fundit nga kompania “Accounting Principals” ata me gjasë nuk u zgënjyen. Sondazhi zbuloi se 75% e Burimeve Njerëzore dhe menaxherëve të anketuar në SHBA kanë raportuar se kompanitë e tyre kanë planifikuar të japin shpërblime në vitin 2016, një shifër që u rrit nga 67% sa ishte në vitin 2015. Shpërblimet duken te jenë më të mëdha si dhe kompanitë e anketuara kanë thënë që ata kanë planifikuar për tu dhënë punonjësve shpërblime me një çmim mesatar 1,081 $.

Pra, nëse ju jeni një punonjës, si mund të siguroheni që jeni një nga marrësit e bonuseve të ardhshëm? Këtu janë pesë mënyra për të rritur shanset tuaja për të marrë një bonus çdo vit.

1. Qëndro i motivuar.

Në anketë, 54% e Burimeve Njerëzore dhe menaxherëve thanë se duke qenë të motivuar gjatë gjithë vitit mund të rrisin gjasat për një bonus. Një mënyrë për të bërë këtë është duke reflektuar në shqyrtimin më të fundit vjetor tuaj. Në mënyrë të veqantë, përmirësoni gjërat që nevojiten të përmirësohen dhe shkëlqeni në detyra të tjera të punës.

Ku qëndroni ju si punëtor në ndjekjen e qëllimeve të përcaktuara në këtë rishikim? Ndoshta ju nuk keni qëlluar ende në shenjë. Punoni me menaxherët tuaj në mënyrë që t’i arrini këto qëllime dhe për të krijuar sfida të reja. Një mënyrë tjetër për të qenë i angazhuar është duke krijuar projekte për vete apo gjeni motivacione të vogla në listën tuaj ditore.

2. Mos u bëni negativ.

Asgjë nuk është më e keqe së sa të punuarit me negativitet. Qëndrimet negative mund të ndikojnë në ikjen e produktivitetit dhe ulje të motivimit. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme për të mbajtur një qëndrim pozitiv, veçanërisht pasi 45% e Burimeve Njerëzore dhe e menaxherëve në sondazh thanë se duke qëndruar pozitiv rritë gjasat për të fituar bonus apo shpërblim. Të pasurit një qëndrim pozitiv ju ndihmon në shumë mënyra. Së pari ju përfundimisht filloni të ndiheni pozitiv gjë i cili ju ndihmon të qëndroni të motivuar dhe produktiv. Së dyti, të tjerët e vërejnë. Njerëzit pozitiv inkurajojnë të tjerët ta ndjekin shembullin e tyre, dhe një menaxher i mirë do të ndërmarrë hapa për të mbajtur një person entuziast dhe optimist për shembull, një bonus i merituar.

3. Bëhu vullnetar për përgjegjësi të reja.

Punonjësit bëjnë veten më të vlefshëm të një kompanie, kur ata bëhen vullnetarë për të për të marrë përgjegjësi të reja. Nëse nuk jeni të sigurt nga të filloni, flisni me menaxherin tuaj dhe shikoni se çfarë detyra mund të merrni. Duke ngritur dorën për të bërë më shumë punë, ju jeni të vendosur vetë për të marrë trajnime shtesë që përndryshe nuk do të mundeni t’i merrni. Kjo është jo vetëm në dobi të zhvillimit tuaj profesional, por edhe ju jep mundësinë të shkëlqeni si një lojtar i ekipit, gjë që shefi juaj do të vlerësojë. Sondazhi thotë se 34% e Burimeve Njerëzore dhe menaxherëve thanë se në kompanitë e tyre vullnetarizmi për të marrë detyra shtesë të punës mund të rrisë shanset e gjetjes së një bonusi.

4. Bëhu avokat i vetës tuaj.

23% e Burimeve Njerëzore dhe e menaxherëve në sondazh thanë se rikujtimi në kompani për arritjet e juaja mund të rrisë shanset për të marrë bonuse. Pra mos keni frikë për të qenë vetë avokati më i madh i vetvetës tuaj. Përderisa punoni me menaxherin tuaj për të përcaktuar synimet për vitin e ardhshëm, kujtojani atij apo asaj qëllimet që i keni arritur tashmë dhe sfidat që iu është dashur të kaloni gjatë vitit të kaluar. Kjo ndihmë jo vetëm që do të tregojë se ju e meritoni bonusin por, gjithashtu do të ju ndihmojë të ndjeheni të motivuar dhe pozitiv për muajt e ardhshëm.

5. Pyet.Nëse ndiheni trim ju mund të rritni mundësinë për të marrë një bonus.

Përdorni arritjet e juaja për 2016 për të treguar se ju meritoni një shpërblim, dhe pyesni menaxherin nëse shpërblimet janë parashikuar këtë vit dhe se a janë bazuar ato në përformancë. Nga atje, ju do të jeni në gjendje të përdorin motivimin tuaj, qëndrimin pozitiv dhe arritjet e kaluara për t’ia shfaqur vlerën tuaj kompanisë dhe të kërkoni bonus. Ndërsa politikat e bonuseve ndryshojnë ndërmjet organizatave, 15% e Burimeve Njerëzore dhe e menaxherëve thanë se duke i kërkuar shefit për një bonus të drejtpërdrejtë mund të rrisë gjasat e gjetjes së një të tillë.

Duke qëndruar i motivuar dhe pozitiv, duke pasur vullnetarizëm për të marrë punë shtesë dhe duke ndjekur arritjet tuaja, ju jeni duke e pozicionuar vetën tuaj në një pozitë më të mirë në kuadër të kompanisë. Kështu, megjithëse është ende fillimi i vitit, nuk është shumë herët për të treguar vlerat tuaja.

Shkroi: Stafi i Entrepreneur Media, Inc.

https://www.entrepreneur.com/article/286905

Rreth Autorit

Kumrije Aliaj

Komento