Biznesi & Karriera

Për të pasur njohuri të vërteta lidhur me biznesin tuaj, shikoni përtej fakteve.

Publikuar nga Kumrije Aliaj

Aftësia jonë për të vënë së bashku faktet është ajo që na bën një person të dijes.

Në filmin “Paper Chase”, një student i juridikut në Harvard mburrej para profesorit të tij Kingsfield, për memorien e tij fotografike. Kingsfield i tha atij se kujtesa e tij fotografike nuk do ta ndihmojë atë.

Përse? Sepse faktet janë vetëm informata. Aftësia jonë për të vënë së bashku faktet është ajo që na bën një person të dijes. Është njohja e një subjekti të caktuar, ajo qfarë na mundëson që të merremi me të, në mënyrë efektive. Për ta drejtuar në mënyrë të suksesshme biznesin tuaj, ju duhet të keni njohuri për biznesin tuaj. Por cilët janë komponentët e dijes, dhe cilat janë pengesat e saj? Ku duhet të drejtohemi, për të gjetur diturinë e vërtetë, dhe si ta zhvillojmë atë dije për vetëveten?

Logjika.

Për të qenë një person i dijes, na duhet aftësia për të menduar në mënyrë të logjikshme. Ne duhet të jemi të aftë që të shndërrojmë një varg mendimesh, në konkluzione logjike. Pra duhet të mendojmë në mënyra që kanë kuptim. Bazuar në observimet e mia (Micheal Mamas, themelues i “The Center of Rational Spirituality”), çështjet personale janë në shumicën e rasteve, arsyet pse njerëzit nuk mund të mendojnë në mënyrë të logjikshme.

Emocionet.

Qeniet njerëzore janë krijesa emocionale. Ne kemi ndjenja për çdo gjë. Një person i dijes nuk jeton duke i mohuar apo ndrydhur emocionet e tij. Megjithatë ata as nuk vërtiten rreth këtyre emocioneve. Në botën e investimeve, klishetë e zakonshme janë “ lakmia dhe frika”. Përderisa ne të gjithë provojmë ndjenjën e lakmisë dhe të frikës, si mund të ruajmë ekuilibrin, përderia në vlerësojmë mundësitë tona për investime? Investimi kërkon guxim, dhe siç thuhet, “Guximi është 50 përqind frikë”. Por a kanë ndonjë vlerë më të thellë emocionet? A munden ato të na shërbejnë në botën e biznesit?

Ndjenjat më të mprehta.

Ekziston një spektër i gjerë i përjetimit të emocioneve – nga ato më të thella dhe me intensitet të fortë, deri te ato delikate dhe të mprehta. Me bërjen e këtyre emocioneve, më të mprehta dhe më delikate, ato mund të bëhen një mjet efikas, për t’i përdorur në botën e biznesit. Aftësia jonë për të vlerësuar faktet, nuk është e bazuar vetëm në logjikë, por gjithashtu edhe në ndjenja- ndjenja të mprehta, qofshin ato ndjenja të brendshme të të diturit, apo intuitë.Shfrytëzimi i kohës, për të punuar me reagimet tona emocionale dhe të forta, për të arritur tek ndjenjat e mprehta, është pjesa kritike për t’u bërë person i dijes. Para së gjithash, kjo mund të arrihet duke mos vepruar në mënyrë impulsive, por duke i dhënë hapësirën dhe kohën e duhur vetës, që të arrijmë balancën emocionale me vetën. Kjo, në disa raste mund të kërkojë një moment, e në raste tjera më shumë kohë si dhe ndihmë të jashtme, për të përcaktuar se çfarë është duke ndodhur.

Arsyeja.

Arsyeja është integrimi i logjikës dhe ndjenjave tona më të mprehta. Në këtë nivel, vendimet tona bëhen vërtetë të asyeshme. Vendimet nuk bazohen në emocione të shfrenuara, apo vendime të palogjikshme, por më shumë në një proces të vendimmarrjes së arsyeshme. Aftësia e të menduarit në mënyrë të arsyeshme është ajo qfarë e bën një person të ditur. Kjo është dera për të marrur vendime biznesi të mençura. Këto vendime të zgjuara, i shërbejnë të gjitha sferave të biznesit tuaj, ashtu edhe aspekteve tjera të jetës suaj.

Thellësia e Oqeanit.

Përderisa ne thellojmë aftësitë tona për të qëndruar në qendër, të fokusuar dhe stabil me vetën tonë, ne e zhvillojmë më tej aftësinë e të menduarit arsyeshëm, për t’u bërë person i dijes. Të gjithë kryeshefët ekzekutive të mëdhenjë, e ndajnë këtë kualitet. Kjo është krahasuar me thellësinë e oqeanit. Përderisa valët e përvojës së jetës rriten, dhe nëse oqeani nuk është i thellë, edhe valët më të vogla, e sjellin rërën në sipërfaqe, duke e turbulluar vizionin dhe arsyeshmërinë tonë.

Me rritjen e thellësisë së oqeanit, edhe valët më të mëdha të emocioneve dhe të sfidave në jetë, nuk e sjellin rërën në sipërfaqe. Në jetën reale edhe kryeshefët ekzektuivë më të mëdhenjë, ngatërrohen dhe trazohen ndonjëherë. Por kur një gjë e tillë ndodh, ata e dinë këtë, dhe në vend se të reagojnë menjëherë, ata marrin ca kohë dhe hapësirë, për tu stabilizuar dhe për të kthjelluar mendjen, para se të veprojnë.

Thellimi i Oqeanit.

Janë disa metoda që njerëzit i përdorin për të thelluar oqeanin e tyre, apo me fjalë të tjera, të arrijnë një nivel më të lartë të stabilitetit të brendshëm dhe të qartësisë. Metodat më të qarta, përfshijnë pushimin e mjaftueshëm, marrjen e pushimit nga puna, të ngrënit mirë, dhe aktivitetet fizike. Edhe të kuptuarit e principeve të shpjeguara në këtë artikull, mund të inspirojnë njerëzit që të bëhen njerëz të dijes së vërtetë, thjeshtë duke mos e lejuar vetën e tyre të kaplohen nga emocionet. Një person duhet të bëjë më të mirën nga vetja që të mendojë në mënyrë të logjikshme, duke mos i mohuar ndjenjat e tij, dhe ti përvetësojnë këto ndjenja duke e futur në punë arsyen.

Ndoshta mjeti më i arsyeshëm, që është duke fituar popullaritet, është meditimi i duhur. Eksistojnë të gjitha llojet e meditimeve, duke filluar nga kontrolli i mendjes, menaxhimi i sjelljeve, koncentrimi dhe parashikimi. Por nga përvoja ime, format më efektive dhe të fuqishme të meditimit, duhet të jenë të natyrshme. Sido që të zgjedhni ju: të meditoni apo jo, ne ju inkurajojmë fuqimisht që të përpiqeni të bëheni person i dijes, jo vetëm në biznes, por në të gjitha aspektet e jetës suaj.

Shkroi: Stafi i Entrepreneur Media, Inc.

https://www.entrepreneur.com/article/286597

Rreth Autorit

Kumrije Aliaj

Komento