Biznesi & Karriera

Si të qëndroni pozitiv në punë

Publikuar nga Kumrije Aliaj

Është shumë e rëndësishme për të qëndruar pozitiv në punë, në mënyrë që ta ruani produktivitetin tuaj. Ndonjëherë mund të jetë shumë e vështirë për të qëndruar pozitiv. Megjithatë, që të silleni në mënyrë profesionale dhe për ta mbajtuar punën tuaj, ju duhet të mësoni si ta rritni disponimin tuaj. Më poshtë ju mund të gjeni disa këshilla të thjeshta që mund të ju ndihmojnë të jeni gjithmonë pozitiv në punë.

1. Buzëqeshni dhe flitni gjëra pozitive.

Një buzëqeshje e vërtetë do t’i dërgojë trurit tuaj sinjale pozitive dhe ju do të filloni t’i shihni gjërat në mënyrë pozitive. Në mënyrë që të qëndroni pozitiv duhet të përdorni sa më shumë fjalë që nënkuptojnë dashuri, mirësjellje dhe respekt. Duke parë gjithmonë të mirën për rreth jush dhe duke treguar vlerësimin tuaj për të tjerët do t’ju ndihmojë që të qëndroni pozitiv gjatë gjithë ditës.

2. Ndërtoni marrëdhënie të mira më bashkë-punëtorët.

Juve nuk do të ju duhet të jeni miq të ngushtë me bashkë-punëtorët tuaj ose të dini çdo detajë të jetës së tyre. Megjithatë, të paturit e një marrëdhënie miqësore dhe të respektueshme me bashkë-punëtorëve tuaj, menaxherët dhe të tjerët do të bëjë vendin e punës tuaj të duket më pozitiv. Mbani mend, ju shihni këta njerëz të paktën 40 orë në javë e cila është më shumë se koha që ju i shihni miqtë tuaj të vërtetë. Prandaj, duke i trajtuar ata në një mënyrë të bukur do të lehtësojë jetën tuaj.

3. Dekorone tavolinën tuaj.

Ju shpenzoni kohën më të madhe në zyrën tuaj duke qëndruar në tavolinë. Prandaj dekorone tavolinën tuaj më fotot e më të dashurëve tuaj, suvenire nga vendet që keni vizituar si dhe me karta motivuese. Ju gjithashtu mund të vendosni edhe lulen e preferuar tuajën. Të bërit e vendit të punës suaj të rehatshëm do të ju bëjë të ndiheni të lumtur, dhe do ta rritni motivimin tuaj.

4. Mësoni gjëra të reja.

Investoni në vetën tuaj në mënyrë që të mësoni diçka të re, kjo do të ju bëjë të ndiheni i kompletuar. Mos shpenzoni para për trajnime ose edhe për seminare. Ju mund të provoni klasa online falas ose video në YouTube për t’i përmirësuar aftësitë tuaja. Përndryshe nëse dëshironi ju mund t’i ndani njohuritë e fituara me të tjerët dhe të përpiqeni për të mësuar atyre një aftësi të re.

Shkroi: Stafi i Entrepreneur Media, Inc.

https://www.entrepreneur.com/article/288068

Rreth Autorit

Kumrije Aliaj

Komento