Kisha & Besimi

Të shikosh me anë të Frymës

Publikuar nga Korab Zhuja

Prandaj edhe ne, nga dita që e dëgjuam këtë, nuk pushojmë të lutemi për ju dhe të kërkojmë që të mbusheni me njohjen e vullnetit të tij me çdo urtësi dhe mënçuri frymërore.

Kolosianëve 1:9

Tek Zanafilla 3, lexojmë tregimin e Djallit që josh Evën të hante nga pema e ndaluar. Eva, që u gënjye, mori nga fruti dhe i dha edhe Adamit i cili gjithashtu e hëngri. Sapo ndodhi kjo, Ungjilli thotë, “ Dhe sytë e të dyve u hapën, dhe ata panë se ishin lakuriq”; ata patën njohuri te re.

Deri në atë kohë, të dy nuk e dinin se ishin lakuriq, sepse kishin kapacitet për të parë nga një sferë ndryshe e jetës. Ata humbën llojin shikimit (pamjen frymërore), dhe ranë në një lloj tjetër më të ulët shikimi, atë të syve, i cili udhëhiqet nga shqisat. Kështu u qeverisen nga pamja- shqisore. Ata nuk mund të shihnin më me frymën e tyre. Tashme kishin një interpretim të ri për jetën; interpretim të bazuar në perceptime shqisore.

Kjo është situata e njeriut të pa-rilindur; që nuk ka lindur përsëri; ai nuk ka njohuri frymërore dhe largpamësi. I mungon të kuptuarit frymëror dhe nuk është në gjendje të lidhet me Perëndinë. Por kur ju keni lindur përsëri, jeni zgjuar ne atësinë e Perëndisë; jeni zgjuar në realitetet e Mbretërisë së Perëndisë; jeni sjellë në bashkësi me Perëndinë.

Efesianëve 1:17-18 thotë, “që Perëndia i Zotit tonë Jezu Krisht, Ati i lavdisë, tju japë juve Frymën e diturisë dhe të zbulesës, në njohurinë e tij, dhe tu ndriçojë sytë e mendjes suaj…” Këtu, Fryma e Perëndisë i referohet njohurisë frymërore, e cila është përtej përdorimit te mendjes dhe shqisave. Mendja është një mjet, por njeriu ka një kapacitet më të madh përtej mendjes së tij. Mendja merr informacion nga fryma dhe shqisat, por ka një arsyetim që tejkalon mendjen. Kjo është arsyeja pse njohuria e plotë, korrekte, e drejtë dhe e saktë e Perëndisë është e mundshme për atë që ka lindur përsëri- për atë që fryma njerëzore e të cilit është rikrijuar.

Është dëshira e Perëndisë që ju të shikoni ndryshe; të shikoni me frymën tuaj. Kjo është arsyeja që Fryma e Shenjtë lutet nëpërmjet Apostullit Pal që të mbusheni me njohurinë e vullnetit të Atit në të gjithë zgjuarsinë dhe njohurinë frymërore, në mënyrë që ju të mund “… të ecni në mënyrë të denjë për Zotin, që t`i pëlqeni atij në çdo gjë, duke sjellë fryt në çdo vepër të mirë dhe duke u rritur në njohjen e Perëndisë” ( Kolosianve 1:10) . Është e mundur; ecni ne dritën e saj. Aleluja!

Rrëfimi

I dashur At, te falënderoj që më ke dhuruar mprehtësi në misteret dhe sekretet e Mbretërisë. Unë jetoj mbi njohuritë e sferës së shqisave. Ti me ke dhene frymën e diturisë dhe të zbulesës së njohurisë tënde, sytë e të kuptuarit tim, janë të mbushur me dritë, tani unë jam plotësisht i vetëdijshëm për realitetet e Mbretërisë sonë të lavdishme në ty, dhe e shijoj trashëgiminë time në Krishtin. Aleluja!

Studim Vijues

  • Fjalët e urta 20:27; Efesianve 1:17-18 AMP
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: 2 Gjoni Danieli 5-6
  • Plani dy vjecarë i studimit të Biblës: Zbulesa 7:11-17 Amos 3-4

Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

Rreth Autorit

Korab Zhuja

Komento