Kisha & Besimi

Forca e dëshmisë

Publikuar nga Korab Zhuja

Dhe ata e fituan atë me anë të gjakut të Qengjit, dhe me anë të fjalës së dëshmisë së tyre; dhe nuk e deshën jetën e tyre deri në vdekje.

Zbulesa 12:11

Të dëshmuarit e fuqisë se Perëndisë, integritetin dhe mrekullitë e Fjalës së Tij, dhe fuqinë e Frymës në jetën tuaj është shumë e rëndësishme. Jo vetëm së dëshmia do të bëjë të përjetoni më shumë bekime, por do të mbajë djallin, demonët e tij, dhe skemat e tyre të liga nën këmbët tuaja. Kur Zoti bën diçka për ju, me ju, ose nëpërmjet jush, tregoni. Jini te gatshëm dhe të lumtur të ndani dëshmitë tuaja. Asnjëherë mos e konsideroni diçka qe Zoti ka bërë për ju si shumë te vogël për t’ua treguar të tjerëve. Pse është dëshmia kaq e rëndësishme?

Përveçse lavdërojmë Perëndinë, dhe frymëzojmë besim tek të tjerët, dëshmitë gjithashtu shkaktojnë tmerr në kampin e Satanit. Jo çdo demon ju njeh, sepse ata nuk dinë çdo gjë. Ata mund të dinë se jeni besimtar, por nuk dinë se çfarë është brenda jush. Në të vërtetë, ata nuk mund të thonë se çfarë mendoni ose dini. Nuk e dinë nëse keni frikë apo besim; kështu që do t’ju vënë në provë për të mësuar.

Por, kur dëgjojnë dëshmitë tuaja; gjërat që besimi yt ka prodhuar, ata e vënë re dhe largohen në të katra. Për shembull, në qoftë se shkoni në një vend ku nuk keni qenë më parë, gjëja e parë që duhet të bëni është të dëshmoni. Deklaroni aktet e besimit tuaj në mënyrë të hapur. Tregojuni të tjerëve, dhe në proces, demonët afër do të dëgjojnë dhe do e transmetojnë mesazhin tek miqtë e tyre që të qëndrojnë larg jush, sepse e shikojnë se ti e di kush je. Menjëherë, ata do të mbushen me frikë dhe do te jenë shumë të kujdesshëm, sepse ata janë shumë krenar dhe nuk kanë aspak dëshirë të turpërohen. Do e dinë se nëse përpiqen të krijojnë trazira për ty, ti do ti dëbosh.

Por në qoftë se ju nuk dëshmoni, ata mund të mos e dinë se çfarë Perëndia ka bërë ne jetën tuaj. Atëherë do të fillojnë të vijnë vërdallë jush, duke hedhur herë pas here shigjeta te vogla, vetëm për tju vënë në provë dhe për tju tërhequr vëmendjen. Por Bibla thotë së ne nuk jemi injorantë ndaj mjeteve të armikut, sepse ne i dimë qëllimet e tij (2 Korintasve 2:11); paralizojeni me dëshmitë e tuaja. Dëshmitë kanë pushtet të neutralizojnë plotësisht kundërshtarin dhe të të mbrojnë kundër të gjitha mjeteve të tij. Bibla thotë, “… kundërshtoni djallin dhe ai do të largohet nga ju!” (Jakobi 4: 7). Kundërshtojeni me fjalën e dëshmisë suaj.

Lutje

Faleminderit Ai i bekuar, për mundësinë për të qënë i bekuar nga Fjala jote, duke jetuar me anë të fuqisë dhe pushtetit të saj. Unë dëshmoj për mirësinë tënde dhe fitoret që ti ke kryer nëpërmjet meje; dëshmoj për fuqinë e Fjalës tende të pagabueshme që me ka sjellë në vendin e forcës, pushtetit, pushimit, dhe sundimit. Unë dëshmoj per mrekullitë e shpëtimit që ti ke kryer nëpërmjet meje, çlirimit, shërimit, begatisë që unë kam parë dhe përjetuar në jetën time personale. Aleluja!

Studim Vijues

  • Marku 5:18-20; Psalmet 89:1
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: 3 Gjoni Danieli 7-8
  • Plani dy vjecarë i studimit të Biblës: Zbulesa 8:1-13 Amos 5-6

Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

Rreth Autorit

Korab Zhuja

Komento