Kisha & Besimi

Të rinuar në lloj dhe cilësi

Publikuar nga Korab Zhuja

Ne, pra, u varrosëm me të me anë të pagëzimit në vdekje, që, ashtu si Krishti u ringjall prej së vdekurish me anë të lavdisë së Atit, kështu edhe ne gjithashtu të ecim në risinë e jetës.

Romakëve 6:4

Bibla deklaron në 2 Korintasve 5:17: “Prandaj nëse dikush është në Krishtin, ai është një krijesë e re; gjërat e vjetra kanë shkuar; ja, të gjitha gjërat u bënë të reja.” Në të vërtetë pasqyrimi i ketij fragmenti në greqisht “një krijesë e re,” do të thotë “ të qenit specie e re “ Kjo nuk i referohet vetëm një jetë të re në aspektin kohor; që do të thotë, një jetë që sapo ka filluar. Kjo do të thotë të rinjë në lloj dhe cilësi. Një krijesë e re është një lloj i ri i njeriut; ai është lloji që nuk ka ekzistuar më parë! Ai nuk është i nënshtruar Satanit, dhe nuk ka nevojë për çlirim.

Kjo është se kush ju jeni, në qoftë se keni lindur sërish. Ju nuk jeni të nënshtruar humbjes, dhe nuk jeni pa favor. Ecni me anë të besimit, sepse tashmë u është dhënë masa e besimit (Romakëve 12:3). Romakëve 6:14 thotë, “…Mëkati nuk do të ketë më pushtet mbi ju…” Ju jeni një qenie e mbinatyrshme; nuk qeveriseni nga mëkati apo zakonet e këqija.

Nuk jeni thjesht si dikush që ka shpalosur një faqe të re ose qe ka ndryshuar nga të jetuarit e një jetë të keqe në një jetë të mirë. Jo! Ju keni lindur përsëri, për të shfaqur drejtësinë, përsosmërinë, lavdinë dhe shumëllojshmërinë e diturisë së Perëndisë.

Pohim

Unë jam krijesë e re në Krishtin Jezus, i shenjtë dhe i ndarë për Zotin! Jam pjestar i natyrës hyjnore, duke shprehur dhe manifestuar jetën e Krishtit në drejtësi, përsosmëri, lavdi, urtësi dhe fuqi! Sot, mbretërojë me anë të hirit nëpërmjetë drejtësisë, sepse ligji i Frymës i jetës në Jezu Krishtin më çliroi nga ligji i mëkatit dhe i vdekjes dhe efektet e saj. Haleluja!

Studim Vijues

  • Isaia 61:3; 2 Korintasve 5:17
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: Galatasve 3:26-4:1-20 Isaia 1-2
  • Plani dy vjecarë i studimit të Biblës: Luka 23:34-43 2 Samuelit 11-12

Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

Rreth Autorit

Korab Zhuja

Komento