Kisha & Besimi

Të gjallë me anë të Frymës

Publikuar nga Korab Zhuja

Dhe në qoftë se Fryma i atij që ringjalli Krishtin prej së vdekurish banon në ju, ai që e ringjalli Krishtin prej së vdekurish do t’u japë jetë edhe trupave tuaj vdekatarë me anë të Frymës së tij që banon në ju.

Romakëve 8:11

1 Pjetrit 1:23 thotë se jeni ringjizur jo nga një farë që prishet, por që nuk prishet, me anë të fjalës së Perëndisë së gjallë dhe që mbetet përjetë. Perëndia na ka dhënë lindje me anë të Fjalës, nëpërmjet Frymës. Ju nuk jeni një person i zakonshëm. Jeta juaj njerëzore e marr nga prinderit tuaj është zëvendësuar më një jetë tjetër, me jetën hyjnore të Krishtit.

Shpesh ndodh tu them njerëzve se krishterimi është më shumë se një dokument ligjor, është një eksperiencë e gjallë; një jetë e vërtetë e Krishtit e cila rrah në zemrën tuaj. Njeriu natyror (personi i cili nuk ka rilindur ende) jeton me anë të gjakut, por një i krishterë jeton me anë të Frymës. Nuk është habi fakti si Jezusi duke iu referuar krijesës së re, tha: nëse do të pijnë diçka që shkakton vdekjen, nuk do t’u bëjë asnjë të keqe (Marku 16:18).

Gjaku qe rrjedh në venat tuaja nuk është ai qe ju mbanë gjallë. Cila është rëndësia e gjakut atëherë? Ndoshta pyesni. Gjaku dëshmon se ju jeni njeri. Levitiku 17:11 thotë, sepse jeta e mishit është në gjak… Përketë shpëngimi i njeriut është bërë me anë të derdhjes se gjakut.

Mëgjithate në Dhjatën e Re, jeta e mishit tuaj nuk është më në gjakun tuaj por në Frymën (lexoni vargun hyrës serish). Nuk ka sëmundje apo lengim të fuqishëm mjaftueshëm për të shkatërruar trupin tuaj. Sëmundjet dhe lëngimet e sulmojnë gjakun, dhe e shkatërrojnë trupin. Por jeta juaj nuk është e varur në gjak: “por të gjithë atyre që e pranuan, ai u dha pushtetin të bëhen bij të Perëndisë, atyre që besojnë në emrin e tij, të cilët nuk janë lindur nga gjaku, as nga vullneti i mishit, as nga vullneti i burrit, por janë lindur nga Perëndia“ (Gjoni 1:12-13).

Jetoni më këtë vetëdijesim. Mos i merrni parasysh simptomat që mund të përpiqen ti ngjiten trupit tuaj, ju jeni të gjallë dhe të shëndetshëm me anë të Frymës Shenjtë.

Pohim

Unë jam krijesë e re në Krishtin, me jetën dhe natyrën e Perëndisë në vëprim në frymën time! Gjithë qenia ime është vërshuar me jetën hyjnore e cila rrjedh në çdo qelizë të trupit tim, në çdo damar të gjakut tim, dhe çdo kockë të trupit tim. Unë jetoj mbi dhe më lartë se sëmundja, djalli, dhe elementet e kësaj bote, në Emrin e Jezusit, Amen.

Studim Vijues

  • Gjoni 1:13; 2 Korintasve 5:17; 1 Korintasve 15:22
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: Veprat e Apostujve 10:1-23 & Ezdras 4-6
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: 2 Korintasve 7:9-16 & Isaia 9

Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

Rreth Autorit

Korab Zhuja

Komento