Duroni qortimin si disiplinë; Perëndia ju trajtonë si bijtë e tij; …Çdo ndreqje, pra, aty për aty, nuk duket se sjell gëzim, po hidhërim; por më pas u jep një fryt drejtësie dhe paqeje atyre që janë ushtruar me anë të tij.
Hebrenjëve 12:7-11 NIV
Bibla thotë: “Në të vërtetë Zoti me sytë e tij shikon përpara dhe mbrapa tërë dheun për të treguar forcën e tij ndaj atyre që kanë një zemër të ndershme ndaj tij….” (2 Kronikave 16:9). Kjo do të thotë se Ai është duke shikuar dhe kërkuar për mundësi për të shfaqur lavdinë e tij për ju. Ai kurrë nuk ju lë vetëm. Kurrë nuk ju le të rënë. Bibla na bënë të ditur se Atij i vjenë keq për dobësitë tona (Hebrenjve 4:15). Ai e di kur kaloni nëpër dhimbje, dhe kërkon t’ju njxerr nga çdo situatë.
Në çdo nevojë njerëzore është mundësia e Perëndisë për t’ju bekuar. Ai dëshiron të plotësoj çdo nevojë njerëzore. Në të vërtetë Ai tashmë e ka bërë atë në Krishtin Jezus, por për disa nevojitet ende për të kuptuar dhe pranuar plotësisht atë që Ai ka bërë. Kur ju keni një problem, apo përballeni me situata të vështira që duken të pakapërcyeshme, ajo është një mundësi për ju të përjetoni një mrekulli. Perëndia kurrë nuk ju braktisë duke ua kthyer shpinën; dëshira e tij është që ju të keni dëshmi në atë sfidë.
Me këtë të kuptuar, kur përballoni sfida, sprova dhe përndjekje, kur stuhitë dhe presionet e jetës dallëgëzojnë kundër jush, vetëm ta dini se dëshmia juaj është afër. Shumë përfshihen në përmbytje nga sfidat me të cilat përballen, pa e kuptuar se çdo situatë e vështirë është një dëshmi për t’ia dalur. Fjala thotë: “Ta konsideroni një gëzim kur gjendeni përballë sprovash nga më të ndryshmet” (Jakobi 1:2).
1 Gjonit 4:4 thotë: “Ju jeni prej Perëndisë, o djem të rinj, dhe i keni mundur ata, sepse ai që është në ju është më i madh se ai që është në botë.” Më i Madhi jeton në ju; për këtë arsye sfidat që përballoni janë ushqim për ju. Nuk bën ndonjë dallim nëse ajo është një sfidë e shëndetit tuaj, sfidë financiare, apo sfidë me punën tuaj; refuzoni të ligështoheni; në vend të saj merrni zemer jini të guzimshëm në besim duke i dhënë lavdi Perëndisë. Shikoni situatën si një mundësi tuajen për të demonstruar fuqinë e Perëndisë!
Lutje
I Mëshirëshmi dhe i çmuari Atë, në të vërtetë besnikëria dhe dashuria jote janë pa fund. Faleminderit për forcën tënde në njeriun tim të brendshëm. Sfidat janë ushqim për mua, sepse unë jam i mbushur me fuqinë dhe aftësinë e Frymës, i cili më çon në paradë të vazhdueshme fitoresh. Faleminderit që më ke bërë përjetësisht ngadhjimtar, në Emrin e Jezusit. Amen.
Studim vijues:
- Jakobi 1:2-4; 2 Korintasve 4:8-9
- Plani një vjeqar për studimin e Biblës: Gjoni 20:1-18 & 1 Kronikave
20-22 - Plani dy vjeqar për studimin e Biblës: 1 Korintasve 15:50-58 & Predikuesi 3-4
Burimi: www.rhapsodyofrealities.org