Tani atij që, sipas fuqisë që vepron në ne, mund të bëjë jashtë mase më tepër nga sa kërkojmë ose mendojmë.
Efesianëve 3:20
Përgjegjësia për jetën tuaj nuk qëndron aq shumë tek Perëndia se sa është tek ju. Disa njerëz fajësojnë Perëndinë për çdo fatkeqësi në jetën e tyre dhe në botë, për shkak se nuk e njohin Atë.
Në të vërtetë, Ai është Perëndia, dhe është i plotfuqishëm; me Atë gjithçka është e mundur. Megjithatë, fuqia për të ndryshuar gjërat- fuqia e Tij për të prodhuar mrekullinë qe ju dëshironi apo keni nevojë, është tashmë brenda jush! Është përgjegjësia juaj qe ta aktivizoni.
Tema e vargut tone thotë: “ Tani atij që, sipas fuqisë që vepron në ne, mund të bëjë jashtë mase më tepër nga sa kërkojmë ose mendojmë.” Çfarëdo që Perëndia do të bëjë në jetën tuaj është për zgjeruar nivelin e pushtetit të Tij brenda jush. Kështu që e shikoni qe ne të vërtetë ju nuk mund dhe nuk duhet ti vini Perëndisë përgjegjësinë për ato qe ndodhin në jetën tuaj, as nuk është Ai qe “vonon” përmbushjen e Fjalës së Tij, jeni ju ata që aktivizoni fuqinë që është brenda jush.
Nuk bënë ndonjë ndryshim se cila është nevoja juaj; nëse është shërim, ngritje ekonomike, punë të re, fëmijë, rritje dhe zgjerim në shërbesë, biznes apo karrierë, sukses në studime, etj. Fuqia për ta bërë të ndodhë është brenda jush. Zoti Jezus tha në Veprat 1: 8, “ Ju do të merrni fuqi kur Fryma e Shenjtë do të vijë mbi ju ….” Kjo Fuqi është aftësia dinamike qe influencon ndryshimet, dhe mënyra më e shpejtë për ta aktivizuar është të flasësh në gjuhë të panjohura.
1 Korintasve 14: 4 thotë: “Ai që flet një gjuhë tjetër ndërton veten e tij,….” Kjo do të thotë se ai qe flet në gjuhë të panjohura i jep energji ose aktivizon veten në të mbinatyrshmen, ai nxit fuqinë hyjnore nga brenda vetes. Tek 2 Timoteut 1: 6, Pali i tha Timoteut të nxiste dhuntinë e Perëndisë brënda vetes. Ai i referohej fuqisë së Frymës Shenjtë, qe mund të jetë i përgjumur nëse nuk aktivizohet. Mjerisht, disa të krishterë kanë lejuar që kjo fuqi te qëndroje e përgjumur brenda tyre. Mos e lejoni ketë te ndodhë me ju, lutuni në gjuhë shpesh dhe nxitni pushtetin qe është brenda jush, vëreni në veprim.
Fuqia e Perëndisë gjithashtu aktivizohet kur ju pohoni Fjalën e Tij me guxim. Perëndia dhe Fjala e Tij janë një. Kur ju deklaroni Fjalën në lidhje me çdo situatë, ju therrisni fuqinë e Tij të sjellë ndryshim në atë situatë. Nëse doni të shihni fuqinë e Perëndisë të çliruar në jetën tuaj, bëjeni zakon meditimin mbi Fjalën; silleni ndër mend dhe thuajeni me zë.
Lutje
I dashur At, të falënderoj për privilegjin qe kam per te aktivizuar pushtetin e Frymës tënde brenda meje, që të shkaktojë ndryshime në rrethanat dhe situatat. Ndërsa unë flas në gjuhë të panjohura, unë ngrihem në nivele më të larta të lavdisë, ku mbretëroj ne drejtësi dhe përsosmëri, në Emrin e Jezusit. Amen.
Studim Vijues
- Mikea 3:8; Mateu 17:20; Marku 11:23
- Plani një vjecarë i studimit të Biblës: Jude Danieli 9-10
- Plani dy vjecarë i studimit të Biblës: Zbulesa 9:1-10 Amos 7
Burimi: www.rhapsodyofrealities.org