Sepse jeni ringjizur jo nga një farë që prishet, por që nuk prishet, me anë të fjalës së Perëndisë së gjallë dhe që mbetet përjetë.
1 Pjetrit 1:23
Ndryshimi midis një besimtari dhe jo-besimtari nuk është vetëm në faktin se i krishteri shkon ne kishë, ndërsa jo-i krishteri nuk shkon, ndryshimi qëndron në natyrën e tyre. I krishteri ka një natyrë të re, natyrën e Perëndisë; fryma e tij është rikrijuar të ketë një jetë të re-jetë hyjnore. I krishteri është i lindur nga Perëndia; origina e tij është në Perëndinë ( 2 Gjonit 4:4).
Kur lindët përsëri, nuk ndodhi vetëm një ndryshim i thjeshte; por ne fakt ndodhi një transferim dhe zëvendësim i vërtetë, ku jeta në të cilën keni lindur nga prindërit tuaj u zëvendësua me jetën e përjetshme dhe të pathyeshme të Perëndisë. Është një jetë krejtësisht e re. Tashmë, ju nuk mbartni :”gjenet” e prindërve tuaj tokësor; ju nuk i perkisni racës së Adamit; por vini nga Krishti- Adami i Dytë dhe i Fundit.
Ju jeni fis i zgjedhur; keni prejardhje te re. 1 Pjetrit 2:9 deklaron, “Por ju jeni fis i zgjedhur… “ Fjala “ fis” eshte e ngjashme me fjalen prejardhje dhe kane si kuptim thelbësor gjenin. Gjeni është njësia bazë e trashëgimisë në një organizem të gjallë. Gjenet përcaktojnë karakteristikat fizike, mendore, dhe të tjera qe një individ trashëgon nga prindërit e tij. Prandaj, të qenurit “fis i zgjedhur” do të thotë që i përkisni një fisi të veçantë “të bashkuar me llojin – e Perëndisë”, me material gjenetik hyjnor. (2 Pjetrit 1: 3,4).
Po, ju keni “DNA”-në e Krishtit sepse Ai është rrënja juaj, jeta juaj ( Kolasianeve 3:4). Aleluja! Kjo do të thotë se jeta natyrale njerëzore e cila është e kësaj bote- tokësore- qe mund të sëmuret dhe të vuajë nga dhimbje është zëvendësuar me jetën e Krishtit, e cila ëhtë qiellore dhe e pathyeshme. Asnjë pengesë apo apo ndalesë tokësore nuk mund të veproj kundër jush për t’ju shkatërruar, sepse jeni krijese e re; jeni te veçantë. Ju keni jeten dhe natyrën e Atit tuaj qiellor.
Lutje
At i shtrenjte qiellor, të falenderoj për bekimet e jetës time të re në Jezu Krishtin! Une deklaroj se fati më ka rënë në vende të këndshme; Une kam nje trashëgimi te bukur. Shëndeti është imi; forca është e imja. Faleminderit qe më ke ndihmuar të zbuloj veten time në Fjalën tënde, dhe të jetoj një jetë fitimtare në Krishtin, në Emër të Jezusit. Amen.
Studim Vijues
- 1 Gjoni 5:4; Gjoni 1:12-13; 1 Pjetri 2:9 AMP
- Plani një vjecarë i studimit të Biblës: 1 Gjoni 5:4; Gjoni 1:12-13; 1 Pjetri 2:9
- Plani dy vjecarë i studimit të Biblës: Zbulesa 7:1-10 Amos 1-2
Burimi: www.rhapsodyofrealities.org