Kisha & Besimi

Pasioni për fitimin e shpirtërave

Publikuar nga Korab Zhuja

Në fakt unë nuk kam turp për ungjillin e Krishtit, sepse ai është fuqia e Perëndisë për shpëtimin e cilitdo që beson, më parë Judeun e pastaj Grekun.

Romakëve 1:16

Si fëmijë të Perëndisë, ju duhet të jeni të pasionuar për fitimin-e shpirtrave; kjo dëshirë duhet të digjet në zemrën tuaj për t’ua dërguar Ungjillin të humburve. Ju jeni kujdestar të Ungjillit. Për këtë arsye është përgjegjësia juaj hyjnore për të shpallur atë në botë. Kur e kuptoni se Jezusi është e vetmja rrugë, ju do të ngritëni për Ungjillin.

Apostulli Pal, në Veprat 13:38-39 tha, “Le ta dini, pra, o vëllezër, se nëpërmjet tij (Jezusit) ju është shpallur falja e mëkateve, dhe se, me anë të tij, ai që beson është shfajësuar nga të gjitha gjërat, që nuk mund të shfajsoheshin me anë të ligjit të Moisiut.” Nuk ka të zgjedhesh ndaj Ungjillit. Jo me kot tha Davidi: “Na dërgo në botë me lajmin e shpetimit tënd të pushtetshëm” (Psalmi 67:2 nga perkthimi TLB).

Në ditët e Davidit, Ungjilli nuk ishte bërë plotësisht i qartë; por ai kishte njohuri për zbulesën e Krishtit, Mesisë. Ora nuk kishte ardhur akoma dhe vepra shpenguese e Krishtit nuk kishte ndodhur, por Krishti tani ka ardhur. Ai vdiq dhe u ringjall, dhe tani jeton në zemrat tona. Haleluja! Asnjë i krishterë nuk është lënë jashtë porosisë për të predikuar Ungjillin. Ai duhet të jetë pasioni juaj!

Ushqeni pasionin tuaj për Ungjillin. Vazhdoni se predikuari dhe flisni më të tjerët për Jezusin. Diskutoni vazhdimisht me ata të cilët janë të zjarrtë në frymën e tyre për Ungjillin gjithashtu ndërmjetësoni në lutje për të humburit të cilët nuk kanë dëgjuar ende Fjalën e shpëtimit.

Lutje

Atë i dashur, të falënderoj për lajmin e shpetimit tënd të fuqishëm, Ungjillin. Unë jam mirënjohës dhe i nderuar për privilegjin për të qenë shërbëtor i pajtimit. Nëpërmjet meje, shumë vijnë në njohurinë e Ungjillit të Krishtit, të cilin na e ke besuar me hir, në Emrin e Jezusit. Amen.

Studim Vijues

  • Mateu 28:19; 1 Korintasve 9:16
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: 2 Korintasve 11:1-15 Fjalët e urta 29-31
  • Plani dy vjecarë i studimit të Biblës: Luka 22:24-34 1 Samuelit 30

Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

Rreth Autorit

Korab Zhuja

Komento