Kisha & Besimi

Një Frymë Lutjeje

Publikuar nga Korab Zhuja

Lutuni pa pushim.

1 Thesalonikasve 5:17

Ka një gjë të tillë si “fryma e lutjes”; dhe më ketë nuk jam duke përshkruar domosdoshmërisht një engjëll të caktuar ose frymë, emri i të cilit është quajtur “lutje”; jo. Unë jam duke folur për atë kur Fryma e Shenjtë sjell një atmosferë bollëku dhe ndikon lutjen në jetën tuaj sa që ju nxit dhe nevoja për tu lutur është aq e pakontrolluar sa që nuk mund të mos luteni. Ajo nxitje prehet mbi ju dhe ndikoheni gjatë një periudhe të caktuar kohore. Lutja bëhet gjithçka që ju mendoni, dhe se ndikimi mund të qëndrojë në ju për muaj, një vit, apo edhe më gjatë.

Kjo nuk është vetem si diçka që ndodh kur Perëndia zgjedh; ajo është diçka kur ju e ftoni nga dëshira. Bibla thotë sepse ai ka ngopur shpirtin e etur (Psalmi 107:9). Pra, kur jeni të etur për Të, dhe filloni atë bashkësi në lutje, nuk do të shkoj gjatë para se “fryma e lutjes” të vijë mbi ju, duke krijuar një pasion dhe një thirrje të fuqishme për ndërmjetësim në ju. Ju do të gjeni veten se jeni duke u lutur vazhdimisht. Herë pas here, Fryma do të tërheqë zemrën tuaj në mendimet e Tij- motivet dhe vizionet e Tij, planet dhe qëllimet- duke shfaqur veten e Tij nëpërmjet jush në lutje. Sa e rëndësishme është kjo!

Gjatë periudhës që Fryma e Shenjtë vepron në këtë mënyrë në ju dhe përmes jush, ju do kuptoni se ka diçka që është gati për të ndodhur; diçka që është gati për t’u lindur. Lavdi Perëndisë! Pra, ftoni këtë frymë lutje duke e zhytur veten në Të; nga dëshira juaj e fortë; dhe ndikoni ndryshimet në jetën tuaj, dhe në jetën e të tjerëve.

Lutje

I dashur Zot, unë e hap zemrën time për ty sot për miqësi, ndaj hirit tënd dhe dashurisë tënde? Të besoj që t’me udhëheqësh dhe t’me drejtosh që të shkëlqej në të gjitha gjërat, në besim, dituri, urtësi, dhe në çdo përpjekje dhe në dashurinë time për ty, në Emrin e Jezusit. Amen.

Studim Vijues

  • Luka 18:1; Luka 11:9; Romakëve 8:26
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: Veprat e Apostujve 25:13-26:1 Psalmet 11-16
  • Plani dy vjecarë i studimit të Biblës: Luka 9:28-36 Jozeu 14

Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

Rreth Autorit

Korab Zhuja

Komento