Edukimi & Arsimimi

Ne shërbejmë në Frymë

Publikuar nga Kumrije Aliaj

Sepse, kur ishim në mish, pasionet mëkatare që ishin me anë të ligjit, vepronin në gjymtyrët tona, duke sjellë fryte vdekjeje, por tani jemi zgjidhur nga ligji duke qënë të vdekur nga ç’ka na mbante të lidhur, prandaj shërbejmë në risinë e frymës dhe jo në vjetërsinë e shkronjës.

Romakëve 7:5-6

Vargu ynë hyrës është pjesë e letrës së apostullit Pal drejtuar Kishës në Romë, ku ai po i këshillonte ata për t’i shërbyer Perëndisë në risinë e frymës dhe jo sipas mënyrës se vjetër të mishit. Për t’i shërbyer Perëndisë në risinë e frymës do të thotë t’i shërbesh Atij në gjendjen që je tani si një krijesë e re në drejtësinë dhe shenjtërinë e së vërtetës, dhe jo në bazë të ligjit apo të asaj që ndjeni.

Kjo na sjell në të kuptuarit e asaj që Pali tha në 2 Korintasve 5:17, nëse dikush është në Krishtin, ai është një krijesë e re; gjëratë e vjetra- jeta e vjetër e mishit dhe çdo gjë lidhur me të, kanë shkuar; ja, të gjitha gjërat u bënë të reja. Të qenurit të lindur sërish, do të thotë se e keni risinë e jetës; të mbushur me Frymë, të zotëruar dhe të ndikuar nga jeta e Frymës.

Romakëve 6: 6 thotë: “Duke ditur këtë: se njeriu ynë i vjetër u kryqëzua me të, që trupi i mëkatit mund të jetë anuluar dhe që ne të mos i shërbejmë më mëkatit.” Jeta e vjetër është kryqëzuar me Krishtin. Ju tani keni veshur Krishtin (Galatasve 3:27). Ky nuk ishte një ndryshim i thjeshtë që ndodhi në ju, kur lindet përsëri; ishte një rilindje e vërtetë frymërore. Ndodhi një transferim, zëvendësim, shkëmbim i jetës së vjetër, me të cilën keni lindur nga prindërit tuaj, me jetën e paprishme të Perëndisë. Kjo është një jetë krejtësisht e re.

Kjo jetë e re në ju i tejkalon të gjitha shkatërrimet dhe ndikimet e dobëta të sferës tokësore. Romakëve 6:4 thotë, “Ne, pra, u varrosëm me të me anë të pagëzimit në vdekje, që, ashtu si Krishti u ringjall prej së vdekurish me anë të lavdisë së Atit, kështu edhe ne gjithashtu të ecim në risinë e jetës.” Shprehja “risinë e jetës “nuk i referohet, apo i sugjerohet një jete të përtërirë në kuptimin e ripunimit apo renovimit të asaj që ishte më përpara; jo. Në fakt do të thotë se jeta e vjetër është zëvendësuar plotësisht nga një e re që nuk ka ekzistuar ndonjëherë më parë.

Për më tepër, kjo jetë e re është më e lartë dhe e ndryshme në cilësi nga jeta e njeriut, sepse ajo e ka origjinën në Perëndinë. natyra juaj e vjetër ka shkuar në momentin që keni pranuar Jezu Krishtin si Zotin tuaj, dhe tani, jeni ngritur në risinë e jetës, për t’i shërbyer Perëndisë në risinë e frymës.

Pohim

I Dashur At, të falënderoj që më ke sjellë në risinë e jetës, një jetë e cila tejkalon këtë sferë fizike! Unë deklaroj se dështimet, humbjet, dhe problemet që lidhen me natyrën e vjetër kanë shkuar, dhe unë kam veshur njeriun e ri, që përtërihet në njohurinë sipas Krishtit, në Emrin e Jezusit. Amen.

Studim Vijues

  • Efesianëve 4:22-24; Kolosianëve 3:9-10
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: Gjoni 16:17-33 1 Kronikave 7-8
  • Plani dy vjecarë i studimit të Biblës: 1 Korintasve 15:1-10 Fjalët e urta 28

Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

Rreth Autorit

Kumrije Aliaj

Komento