Edukimi & Arsimimi

Ka shumë më tepër për jetën

Publikuar nga Kumrije Aliaj

Ka shumë më tepër për jetën tuaj të brendshme se ushqimi qe merrni në stomakun tuaj, më shumë për pamjen tuaj të jashtme se sa rrobat që vishni në trupin tuaj.

Luka 12:23 MSG

Të jetosh një jetë të rehatshme nuk do të thotë të keni mobileri të bukur, të ngasesh një makinë të mirë ose të jetosh në një rezidencë të madhe, ose në një pallat etj Ju mund ti keni të gjitha këto gjëra dhe të mos jeni në paqe të brendshme. Ndërkohë, dikush mund të jetë në shpellë, dhomë të nëndheshme, ose në burg dhe të jetë plot me gëzim.

Kjo është ajo çfarë ka ndodhur me shumë prej Apostujve. Disa ishin burgosur, dhe të tjerë të izoluar, por të gjithë ishin plot gëzim. Profetët e lashtë kishin të njëjtat përvoja. Ata ishin dënuar së kishin folur të vërtetën, dhe sepse kishin bërë atë që ishte e drejtë, por se ishin plot me gëzim. Pra, gëzimi është në frymën tuaj; Kënaqësia e vërtetë është në frymën tuaj.

Ka më tepër për jetën se sa simbolet e botës për begatinë. Pasuria e vërtetë nuk ka të bëjë me atë se sa makina keni, apo se sa shtëpi keni ndërtuar. Pasuria e vërtetë ka të bëjë me triumfin e Fjalës së Perëndisë në jetën tuaj. A ka fituar Fjala e Perëndisë në jetën tuaj? A a fituar zotërim fjala mbi jetën tuaj? Kjo është ajo që ka rëndësi.

Sa të pasur doni të jeni? Sa të lavdishme e doni jetën tuaj qe të jetë? Nëse do të meditoni në Fjalën, ju do të keni begati kudo rreth jush! Do të jeni si një pemë e mbjellur gjatë brigjeve të ujit, që jep fryte në kohën e duhur; gjethet e tua nuk do të fishken; dhe çdo gjë që bëni do të ketë mbarësi. Bëni fjalën kënaqësinë tuaj dhe meditojeni, dhe jeta tuaj do të jetë plot me lavdi.

Pasuria e vërtetë është rreth hirit të Perëndisë mbi jetën tuaj, e që shkakton çdo gjë që ju jeni të përfshirë të ketë sukses të jashtëzakonshëm. Begatia e vërtetë vjen me lumturinë, paqen e mendjes dhe përmbushjen. Begatia e vërtetë ka të bëjë me jetën e Krishtit që shfaqet në ju. Begatia e vërtetë është të pasurit e tërësisë se bekimeve të Perëndisë dhe të hirit, si dhe aftësin për të dhënë për të tjerët të njëjtën gjë gjithashtu.

Lutje

Atë i dashur Qiellor, të falënderoj që më ke treguar se çfarë është begatia e vërtetë. Fjala jote ka marrë vendin qendëror dhe vazhdimisht triumfon në jetën time. Unë mvarem vetem në ngritjen tënde, përparimin, dhe sigurimin tënd gjithnjë. Të falenderoj që më ke sjellë në një vend nderi, përsosmërie dhe lavdie, në Emrin e Jezusit. Amen.

Studim Vijues

  • 1 Pjetrit 1:7-8; Luka 12:5; Mark 8:35-37
  • Plani një vjeqar për studimin e Biblës: Romaket 5:12-21; Psalmet 52-55
  • Plani dy vjeqar për studimin e Biblës: Luka 12:13-21 Gjyqtaret 6

Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

Rreth Autorit

Kumrije Aliaj

Komento