Edukimi & Arsimimi

Vlerësoni kush ju jeni

Publikuar nga Kumrije Aliaj

Që bashkësia e besimit tënd të bëhet e frytshme nëpërmjet njohjes së çdo të mire që është në ju për shkak të Jezu Krishtit.

Filemonit 1:6

Si krijesë e re në Krishtin Jezus, ju jeni të veçantë; jeni e para dhe më e mira e krijesave të Perëndisë: “Ai na ngjizi me vullnetin e tij me anë të fjalës të së vërtetës, që ne të jemi në një farë menyrë fryti i parë i krijesave të tij” (Jakobi 1:18). Ju jeni kurora e bukurisë, dhe më e larta e të gjitha atyre që Perëndia ka bërë. Ju jeni kryevepëra e Tij e bërë për vepra të mira (Efesianëve 2:10).

Psalmi 139: 14 tregon se ju jeni të jashtëzakonshëm, të krijuar në mënyrë të mrekulluar; jeni vepra e mrekullueshme e artit të Perëndisë; dhe Psalmisti tha: “unë e di shumë mirë këtë gjë!” Ju duhet të dini gjithashtu, dhe jini të ndërgjegjshëm për këtë: që jeni më e mira e Perëndisë. Prandaj, duani dhe gëzoni veten tuaj. Vlerësoni kush ju jeni. Mos dëshironi të ishit dikush tjetër.

Ka kaq shumë gjëra të mira brenda teje. Ju jeni një margaritar me vlerë të madhe. Nëse nuk e doni veten, ju nuk mund të doni në të vërtetë dikë tjetër. Mos prisni për të tjerët t’u komplimentojnë; qëndroni para pasqyrës dhe vlerësoni atë që Perëndia ka bërë. Komplimentoni veten. Pohoni se jeni i mrekullueshëm, dhe pastaj, i jepni lëvdata Perëndisë i cili ju ka bërë në mënyrë të përsosur dhe plot lavdi. Shikoni veten në pasqyrë dhe thoni: “Zot, unë e dua atë që ke bërë!”

Kuptoni se ju bartni lavdinë e Tij. Prandaj, duani Atë, dhe atë që Ai ka bërë, JU. Gëzoni çdo moment të jetës suaj. Shikoni gjithmonë në anën pozitive të gjërave. Vlerësoni gjërat e mira kudo që i shihni ato. Çmoni veten, dhe pastaj çmoni të tjerët rreth jush. Sfidoni mendjen tuaj në drejtimin pozitiv të jetës; dhe do të mahniteni me rezultatet.

Ju jeni numri një për Perëndinë! Kjo është ajo çfarë duhet ti thoni vetes gjithmonë. Asnjëherë mos gjykoni veten me atë që njerëzit thonë për ju; ajo që ka rëndësi është ajo që Perëndia mendon për ju. Dhe a dini se çfarë? Ai mendon shumë lartë për ju, dhe kjo është arsyeja pse Ai investoi kaq shumë në ju. Lavdi Emrit Tij përjetë.

Lutje

I dashur At qiellor, drejtësia dhe e drejta përbëjnë bazën e fronit tënd; mirësia dhe e vërteta shkojnë përpara teje. Faleminderit që më ke bërë shprehjen e lavdisë dhe hirit tënd, dhe që e ke zbukuruar zemrën time me bukurinë e pavdekshme të frymës tënde të qetë dhe të butë! O, çfarë gëzimi është për mua të di se unë jam kryevepra jote e bërë për vepra të mira! Gjithmonë do të tregoj për veprat tua të mrekullueshme, dhe për dashurinë Tënde të mahnitshme. Amen!

Studim Vijues

  • Jakobi 1:17; 1 Pjetri 2:9; Efesianve 2:10
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: Gjoni 17:1-26 1 Kronikave 9-10
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: 1 Korintasve 15:11-19 Fjalët e urta 29

Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

Rreth Autorit

Kumrije Aliaj

Komento