Kisha & Besimi

Në bashkësi me Atin

Publikuar nga Korab Zhuja

Por vjen ora, madje ajo ka ardhur, që adhuruesit e vërtetë ta adhurojnë Atin në frymë dhe në të vërtetën, sepse të tillë janë adhuruesit që kërkon Ati.

Gjoni 4:23



Të adhurosh Perëndinë në frymë dhe në të vërtetë do të thotë të adhuroni Atë nga fryma juaj, dhe në pajtueshmëri me Fjalën e Tij. Megjithatë, para se ndonjë të adhuroj apo ti shërbej Perëndisë me frymën e tij, ajo frymë duhet të jetë në unitet me Atin. Jezusi tha: “…te tillë janë adhuruesit që kërkon Ati.” Pse kërkonë Ati të tillë?

Adhurimi i vërtetë është një bashkësi me Atin. E cila është përtej të kënduarit apo fjalëve të ofruara në lutje; ajo është një lidhje miqësie që ndodh në sferën e frymës, gjersa fryma juaj komunikon me Të. Kjo është arsyeja pse, nganjëherë në adhurim përjetoni transferim të lavdishëm nga Fryma e Shenjtë; një eksperiencë lumturie përtej fjalëve.

Perëndia pret të jetoni dhe ti shërbeni Atij me anë të frymës suaj. Nuk mund t’i shërbeni Perëndisë me trurin ose idet tuaja. Nuk mund t’i shërbeni Atij me shqisat tuaja. Romakëve 1:9, Pali deklaroi: “Sepse Perëndia, të cilit unë i shërbej me frymën time nëpërmjet ungjillit të Birit të tij….” Ju i shërbeni Perëndisë me frymën tuaj.

Lutje

I dashur At, unë marr nga dobia e pranisë tënde në jetën time dhe nga bashkësia e mrekullueshme me Frymën tënde, dhe kështu gëzoj dhe përjetoj një miqësi të lavdishme dhe transformim nga lavdia në lavdi. Jam plot me forcë, kurajo, dhe gjallëri hyjnore, në Emrin e Jezusit. Amen.

Studimi Vijues

  • 1 Korintasve 6:17; Filipianëve 3:3; 1 Korintasve 12:13
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: Gjoni 16:17-33 & 1 Kronikave 7-8
  • Plani dy vjecarë i studimit të Biblës: 1 Korintasve 15:1-10 & Fjalët e urta 28

Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

Rreth Autorit

Korab Zhuja

Komento