Kisha & Besimi

Mesazhi i Pajtimit!

Publikuar nga Korab Zhuja

Edhe të gjitha gjërat janë nga Perëndia që na pajtoi me veten përmes Jezu Krishtit dhe na dha shërbimin i pajtimit, sepse Perëndia e ka pajtuar botën me veten në Krishtin, duke mos ua numëruar njerëzve fajet e tyre dhe vuri ndër ne fjalën e paqtimit.

2 Korintasve 5:18-19

Mesazhi që Perëndia na e ka besuar për të predikuar dhe mësuar është Fjala e pajtimit, jo e dënimit. Zoti Jezus na tha për të predikuar “Ungjillin”, i cili është “lajm i mirë” i asaj se çfarë Vdekja e tij, varrosja dhe ringjallja realizoi për njerëzimin. Nuk është e mjaftueshme që ju të predikoni një mesazh për Jezu Krishtin; është mirë që të jetë “një lajm i mirë,” përndryshe, nuk është Ungjill.

Ungjilli për mëkataret është jeta e përjetshme e Perëndisë, e cili është gati për ta tani, dhe se ata nuk duhet të mbetën më në mëkat, faj, dhe dënim. Mesazhi juaj duhet të ngazelloj zemrën e mëkatarit, dhe ti tregojë atij së Perëndia e do atë pavarësisht gjërave të gabuara që ai ka bërë, dhe se Jezusi tashmë mban dënimin për mëkatet e tij. Gjoni 3:16 thotë, “ Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme.”

Zoti ka urdhëruar, udhëzuar, deklaruar, dhe miratuar një ligj, që kushdo që beson në Jezusin të mos mesazhi humbasë, por të ketë jetë të përjetshme; ky është një deklarim sovran nga Perëndia i plotfuqishëm. Prandaj, mesazhi juaj për njerëzit e botës duhet të jetë “Hej, në qoftë se ju do të besoni në Jezu Krishin, do të merrni jetën e përjetshme; dhe në të njëjtën kohë do të shpetoni nga shkatërrimi! Errësira do të zhduket; dhe do të bëheni një krijesë e re dhe drejtësia e Perëndisë në Krishtin Jezus! “

Pali tha: “Sipas ungjillit të lavdisë të të lumit Perëndi, që më është besuar” (1 Timoteut 1:11). Ju duhet personalisht të pranoni se Ungjilli u është besuar. Ju jeni shenja paralajmëruese e mesazhit të shpëtimit të Krishtit, dhe mesazhi është një mesazh i pajtimit, jo i dënimit. Përmbushni shërbesën e pajtimit.

Lutja

Atë i dashur, të falënderoj për mesazhin e pajtimit që më është besuar. Nëpërmjet meje, shumë njerëz në botën time dhe në rajonet përtej vijnë në njohjen e Perëndisë dhe çlirohen nga mbretëria e errësirës për në mbretërinë e Birit tënd të dashur, në Emrin e Jezusit. Amen.

Studim Vijues

  • 1 Korintasve 4:1; Efesianëve 3:8-9
  • Plani një vjeqar për studimin e Biblës: Romaket 1:1-17; Psalmet 32-34
  • Plani një vjeqar për studimin e Biblës: Luka 11:1-13; Jozeu 23

Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

Rreth Autorit

Korab Zhuja

Komento