Edukimi & Arsimimi

Fjala në ju-një Forcë e brendëshme!

Publikuar nga Kumrije Aliaj

Dhe bëhuni bërës të fjalës dhe jo vetëm dëgjues, që gënjejnë vetvetën .

Jakobi 1:22

Fjala e Perëndisë nuk na është dhënë vetëm për t’na i zbuluar disa gjëra në lidhje më Perëndinë; Fjala e Perëndisë na është dhënë për të jetuar me anë të saj. Disa njerëz vetëm e besojnë Fjalën; por të “besuarit” nuk është i mjaftueshëm; ju besoni dhe pastaj veproni në pajtim më atë! Në fakt nuk keni besuar me të vërtetë në Fjalën në qoftë se nuk keni qenë të shtyrë ta veproni atë që keni besuar, sepse kur besoni, jeni të shtyrë për veprim. Ne besojmë për të bërë! Nuk besojmë Fjalën për asgjë.

Në Dhiatën e Vjetër, atyre u është thënë që ti binden Fjalës së Perëndisë. Në Dhiatën e Re, ne nuk i bindemi Fjalës së Perëndisë; ne jemi bërës të Fjalës se Perëndisë! Ka një dallim të madh në mes të dy këtyre. Në Dhiatën e Vjetër, Fjala ishte për ta një forcë e jashtme. Në Dhiatën e Re, është një forcë e brendshme. Fjala jeton në ne sot; ne jemi lindur nga Fjala dhe me Fjalën. Nuk është habi fakti se ne jemi quajtur “letra” e Krishtit (2 Korintasve 3:3).

Më lejoni të shpjegoj diçka tjetër në lidhje me Fjalën që është kaq e fuqishme, dhe është e rëndësishme që ta kapni këtë: Ju mund ta keni dëgjuar termin “Ju jeni ajo që hani” Kjo do të thotë se me çdo gjë që ushqeheni shkon në trupin tuaj, dhe bëhet pjesë e sistemit tuaj. Me fjalë të tjera, kur ju hani ushqimin fizik, ai shkon në sistemin tuaj, dhe bëhet një me trupin tuaj duke bërë veprimin e tij, ndërton dhe shkakton rritjen dhe mirëmbajtjen.

Në të njëjtën mënyrë, kur ju “hani” Fjalën, nëpërmjet studimit dhe meditimit, Fjala shkon në sistemin tuaj dhe bëhet një me frymën tuaj! Ju bëheni “Fjala” që hani. Ajo “Fjalë” bëhet një forcë-energji që ju vë në lëvizje për të vepruar në përputhje me të.

Fjala në ju do të rregullojë mendimet dhe veprimet tuaja, dhe bënë të ecni në drejtësi. Veprat 20:32 thotë se Fjala është në gjendje t’ju ndërtojë.

Lutje

Fjala e Perëndisë është jeta ime dhe furnizimi im; Unë kam rritje të vazhdueshme me anë të Fjalës për tu bër njeri i pjekur në Krishtin, trim dhe i guximshëm për të përmbushur thirrjen e Perëndisë dhe të jetoj fitimtar në Krishtin! Fryma ime, shpirti dhe çdo qelizë e trupit tim janë të vërshuara plotësisht me Fjalën e gjallë të Perëndisë dhe gjithmonë udhëhiqem në fitore dhe triumf, i pajisur, i ruajtur dhe i ushqyer me anë të Fjalës, në Emrin e Jezusit. Amen.

Studim Vijues

  • 1 Pjetrit 2:2 AMP; 2 Korintasve 3:1-3
  • Plani një vjeqar për studimin e Biblës: Romaket 1:18-32; Psalmet 35-37
  • Plani një vjeqar për studimin e Biblës: Luka 11:14-26 Jozeu 24

Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

Rreth Autorit

Kumrije Aliaj

Komento