Kisha & Besimi

Mesazhi i Besimit

Publikuar nga Korab Zhuja

Besimi, pra, vjen nga dëgjimi, dhe dëgjimi vjen nga fjala e Perëndisë.

Romakëve 10:17

Nje kuptim dhe komunikim i qarte i mesazhit të besimit është i rëndësishem, sepse besimi është parimi me të cilin ne jetojmë në Mbretërinë e Perëndisë. Bibla thotë, “… i drejti do të jetojë me anë të besimit” (Romakëve 1:17). Kjo tregon se sa i rëndësishem është besimi. Ju nuk mund të kuptoni dhe të aplikoni drejtësinë në Krishtin pa besim.

Tek Hebrenjve 11: 6, Bibla thotë se është e pamundur ti pëlqesh Perëndisë pa besim. Me anë të besimit ne aktivizojme ose përvetësojme bekimet dhe sigurimet e Krishtit qe janë bërë të gatshme për ne në Ungjill. Kjo është arsyeja që Jezusi u mësoi njerezve mesazhin e besimit kur ishte në tokë; Ai u mësoi njerëzve parimin e të kërkuarit në lutje dhe të të marrurit. Jezusi tha: “… kushdo që do t’i thotë këtij mali: Hiqu andej dhe hidhu në det; dhe nuk do të ketë dyshime në zemër të vet, por do të besojë se ajo që po thotë do të ndodhë; ai do të ketë çdo gjë që ai thotë.“

Me fjalë të tjera, Ai tha në qoftë se ju keni besim, asgjë nuk do të jetë e pamundur për ju (Mateu 17:20). Kujtoni fjalët që ua tha shumë prej atyre të cilët i mesoi:’’ Besimi yt të shëroi.” Mos jini ndër ata që nënvlerësojnë mesazhin e besimit. Është mesazhi i fitores dhe triumfit. Është mesazhi qe Jezusi solli, te cilin Ai na e ka besuar për ta përdorur për ndryshimin e botës tonë. Lavdi Perëndisë!

Lutje

I dashur At, të falënderoj që solle Jezusin në botë, dhe për mesazhin e besimit me anë të Tij. Besimi është nxitur në zemrën time, madje edhe tani jam forcuar në frymën time, dhe jam i pozicionuar për nje jetë me fitore dhe mundësi të pafundme. E kam mundur botën; jam më shumë se fitimtar; Krishti është përlëvduar në mua dhe shfaqet nëpërmjet meje, në Emrin e Jezusit. Amen.

Studim Vijues

  • Marku 11:22; Luka 17:6; Hebrenjt 11:1
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: Zbulesa 1 Danieli 11-12
  • Plani dy vjecarë i studimit të Biblës: Zbulesa 9:11-21 Amos 8-9

Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

Rreth Autorit

Korab Zhuja

Komento