Kisha & Besimi

Lavdi në tokë të thatë

Publikuar nga Kumrije Aliaj

Sepse dheu do të mbushet me diturinë e lavdisë të Zotit, ashtu si ujërat mbushin detin.

Habakuku 2:14

Zoti dëshmoi se Davidi ishte një njeri sipas zemrës së Tij (Veprat 13:22). Kur studioni për Davidin, do të zbuloni se ai kishte shumë zellë për lavdinë e Perëndisë. Kerkimi i shpirtit të tij ishte që të kishte dhe të shikonte lavdinë e Perëndisë. Në Psalmin 63: 1-2, Davidi tha: “O Perëndi, ti je Perëndia im, unë të kërkoj në mëngjes; shpirti im është i etur për ty; ty të dëshiron mishi im në tokë të thatë dhe të djegur, pa ujë. Kështu të admirova në shenjtërore, duke soditur forcën tënde dhe lavdinë tënde.”

Çfarë deklarate! Ai e përshkroi vendin si “një tokë e thatë dhe e djegur, pa ujë.” “Uji”, këtu, personifikon Frymën e Perëndisë. “Një tokë e thatë dhe e etur” personifikon një vend që është i varfër në Frymën e Perëndisë; një vend i shkretë. Davidi pa vizione nga Perëndia se në tempullin e Perëndisë ka lavdi, dhe pushtet; kështu që ai ishte i etur për të parë të njëjtën lavdi në një tokë të varfër, pa Frymën e Perëndisë.

Kjo na tregon diçka: nuk bënë dallim se çfarë po ndodh në qytetin apo vendin ku jetoni as demonët në rajone të veçanta që kanë ndikim mbi jetën e njerëzve; ju mund të kërkoni manifestimin e lavdisë së Perëndisë në atë vend. Nuk ka rëndësi ligësia, apo uria, korruptimi, terrori dhe frika qe kanë mbajtur njerëzit në skllavëri; në atë vend “ te thatë dhe të djegur”, ju mund të themeloni lavdinë e Perëndisë.

Kjo bëhet përmes ndërmjetësimit dhe shpalljes së Fjalës. Mbushuni me Frymën dhe shpallni Fjalën mbi këto vënde, rajone, qytete dhe qyteza. Mos rrini të heshtur; qëndroni deri sa vajosja të ngritet dhe rrjedh nga ju për të shpallur Fjalën e Perëndisë që do të ndryshojë gjërat. Nën atë vajosje deklaroni me guxim që lavdia e Perëndisë në Ungjillin e Krishtit të mbushë vendin. Shumë shpejt, drita e Fjalës së Perëndisë që sjell shpëtim, çlirim, dhe mbarësi do të ndriçoj ndritshëm në ato rajone të errëta, dhe atje do të këtë e korr e madhe shpirtrash. Haleluja!

Lutje

I dashur At, të falënderoj për dritën e lavdishme të Ungjillit që ndriçon intensivisht në vendet e errëta të botës, duke sjellë shpëtim, çlirim, begati, dhe drejtësi në shpirtrat e njerëzve. Unë deklaroj se lavdia Jote mbulon tokën, ndriçon shpirtërat e njerëzve për të bërë vullnetin tënd, në Emër të Jezusit. Amen.

Studim Vijues

  • Psalmet 74:20-21; Isaia 60:1-2
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: Zbulesa 4 Osea 11-14
  • Plani dy vjecarë i studimit të Biblës: Zbulesa 12:1-10 Mikea 1-2

Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

Rreth Autorit

Kumrije Aliaj

Komento