Kisha & Besimi

Jini të thjeshtë

Publikuar nga Korab Zhuja

Sjellja juaj të jetë pa lakmi paraje dhe kënaquni me atë që keni, sepse vetë Perëndia ka thënë:”Nuk do të të lë, nuk do të të braktis.

Hebrenjve 13:5

Ka diçka që çdo fëmijë i Perëndisë duhet ta kuptojë, ne nuk jemi të gjithë në të njëjtën kohë në të njejtin nivel. Në një moment të caktuar, mund të ketë gjëra që dikush tjetër mund ti përballojë , ndërsa ti nuk mund ti përballosh në atë kohë të jetës tënde. Nuk ka nevojë të vazhdosh të luftosh me veten e të përpiqësh me çdo kusht për ato gjëra. Kini një thjeshtësi në jetën tuaj. Kurrë mos e sforconi veten për të bërë gjëra që janë “përtej teje” në atë moment, për faktin e thjesht sepse doni të identifikoheni me një grup të caktuar.

Për shembull, ka njerëz që duan që fëmijët e tyre të jenë në një shkollë të caktuar,vetëm për arsyen e thjeshtë se ata duan “të duken”; ndërkohë që mund të mos jenë në gjendje të përballojnë pagesat në atë moment. Kjo nuk është e urtë. Mos vendosni veten në atë lloj presioni. Bëni jetën tuaj më më të lehtë.

Nëse do ta masni jetën tuaj duke parë të tjerët, mund të dëshpëroheni. Ndiqni drejtimin e Frymës së Perëndisë. Ka një kohë për çdo gjë. Atë që nuk jeni në gjendje ta përballoni sot, lerëni për herën tjetër. Jini të kënaqur me atë që keni.

Fjala “sjellje” në vargun hyrës do të thotë ”mënyrë jetese.” Mos u përfshini në një mënyrë jetese ekstravagante thjesht sepse doni që të tjerët të mendojnë se” keni arritur.” Jini modest. Mos lakmoni diçka që u përket të tjerëve, sepse Perëndia mund të bëjë për ju çfarëdo që ti kërkoni Atij që të bëjë për ju. Ai është kënaqësia juaj. Kini besim tek Ai; besoni Atij dhe jeta juaj do të jetë e lavdishme.

Pohim

Beko o shpirti im Zotin, dhe mos harro asnjë nga të mirat që ka bërë për ty! Ai më ka kurorëzuar me dashamirësi dhe me mëshirë; dhe më ka kënaqur me të mira! Jeta ime është e lirë nga përpjekjet, sepse Zoti është kënaqësia ime! Ai është gjithçka që dëshiroj dhe unë udhëhiqem nga urtësia e Tij gjithmonë.

Studim Vijues

  • 1 Timoteut 6:6; Luka 12:15; Fjalët e urta 16:18
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: Veprat e Apostujve 20:17-38 Jobi 22-24
  • Plani dy vjecarë i studimit të Biblës: Luka 8:1-10 Jozeu 6

Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

Rreth Autorit

Korab Zhuja

Komento