Kisha & Besimi

Jashtëzakonshmëria jonë

Publikuar nga Kumrije Aliaj

Por ju jeni fis i zgjedhur, priftëri mbretërore, një komb i shenjtë, një popull i fituar, që të shpallni mrekullitë e atij që ju thirri nga terri në dritën e tij të mrekullueshme.

1 Pjetrit 2:9

Ka nga ata që nuk besojnë se ka ndonjë gjë të rëndësishme në lidhje me ta; ata duan në mënyrë të përgjithshme. Madje thonë: “Le të mos sillemi sikur jemi të veçantë.” Dhe gjithashtu mund të jenë të krishterë dhe në të njëjtën kishë me ju dhe ju pyesin: “Pse po veproni sikur jeni kaq të veçantë?” Atyre nuk ju pëlqen kur ne tregojmë apo flasim për veçantinë tonë.

Mendoni për këtë: në Zanafillën 12:1, Bibla thotë, “Por Zoti i tha Abramit: Largohu nga vendi yt, nga të afërmit e tu dhe nga shtëpia e babait tënd, dhe shko në vendin që unë do të të tregoj.“ Ky ishte një njeri që kishte familje dhe të afërm. Por Perëndia i foli vetëm atij, dhe i tha diçka për të cilen asnjë person tjetër nuk ishte i në dijeni. Ky i cili do të tregonte për udhëzimin e Tij nga Zoti? Kush do ti besonte atij?

Mund të jini të sigurt se ata qe ishin në ditët e tij duhet të kenë menduar se atij i kishte lujtur mendja, duke pyetur, “Si mund ai të pretendoj se Zoti i kërkoi që ta linte vendin e babait të tij dhe të nisej në një udhëtim pa destinacion të njohur?” Por, historia na tregon se Abrahami kishte të drejtë. Lavdi Perëndisë! Kjo fillon të na tregoi diçka për jashtëzakonshmërinë Abrahamike, pjesë e se ciles jemi edhe ne, sepse ne jemi pasardhës të Abrahamit. Çfarë është jashtëzakonshmëria?

Jashtëzakonshmëria është teoria apo idea se ju jeni unik dhe ndryshe në një farë mënyre; mund të jetë si komb ose shoqëri, si një lëvizje, institucion, familje, edhe si individ. Dhe kjo paraqet idenë e epërsisë e ideologjisë, që do të thotë se ju mbani atë lloj besimi, dhe idetë tuaja janë kaq të rëndësishme dhe superiore nga të tjerët “të cilat për këtë arsye, ju frymëzojnë për përgjegjësi udhëheqje.

Pra, ne si të krishterë, e dimë se jemi të veçantë; ne kemi trashëgimi më sublime dhe madheshtore. Kjo ide na motivon për të fituar shpirtrat, kështu që edhe të tjerët mund të bëhen pjestarë të së njëjtës trashëgimi të lavdishme, dhe qytetarë frymor të kombit tonë të madh. Ne jemi ndryshe dhe duhet të mendojmë dhe jetojmë në përputhje me këtë.

Lutje

Mendja ime është e vendosur për të menduar, folur dhe për të vepruar në përputhje me atë se kush unë jam, fara e Abrahamit- i ndarë për lavdinë dhe nderin Tënd. Unë jam i vetëdijshëm se jam i veçant dhe ndryshe, për shkak të pranisë tënde dhe lavdisë tënde në jetën time. Prandaj, ngadhnjej gjithnjë, duke mbretëruar dhe fituar në jetë, në Emrin e Jezusit. Amen.

Studim Vijues

  • Galatasve 3:7; Jakobi 2:23; 1 e Pjetrit 2:9
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: 1 Korintasve 15:35-58 Fjalët e urta 8-9
  • Plani dy vjecarë i studimit të Biblës: Luka 20:9-18 1 Samuelit 20

Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

Rreth Autorit

Kumrije Aliaj

Komento