Le të flaket larg jush çdo hidhërim, zemërim, inat, trazirë dhe shpifje me çdo ligësi. Por jini të mirë dhe të mëshirshëm njeri me tjetrin, duke e falur njëri-tjetrin, sikurse edhe Perëndia ju ka falur në Krishtin.
Efesianëve 4:31-32
Te Ligji i Përtërirë 10:16, Bibla na thotë për ti rrethprerë zemrat tona. “Prandaj do të rrethpritni prepucin e zemrës suaj dhe nuk do ta fortësoni më qafën tuaj.” Çfarë do të thotë kjo? Rrethprerje do të thotë të “presësh” diçka. Rrethprerja e zemrës suaj do të thotë të presësh nga zemra ato gjëra që nuk duhet të jenë aty: hidhërimi, zemërimi, zilia, urrejtja, keqdashja, dhe të gjitha format e ligësisë. Disa njerëz padashur lejojnë këto gjëra në zemrat e tyre, sepse janë injorant për pasojat e tyre.
Një zemër e hidhur, për shembull, është një terren ushqyes për aktivitete demonike. Jo vetëm kaq, por shumica e kancereve vijnë nga zemërimi dhe hidhërimi. Fjalët e Urta 14:30 thotë: “Një zemër e shëndoshë të drejton për një trup të shëndetshëm, por lakmia është krimbi brejtës i kockave” (NLT). Njerëzit bëhen të vetëdijshëm për kancerin vetem atëherë kur ai fillon tu jap dhimbje dhe shqetësim; nuk e dinë se më shumë gjasa ai kishte filluar vite më parë, kur lejuan hidhërimin, zemërimin, urrejtjen, ligësinë, dhe zilinë të vazhdoj në jetën e tyre. Kjo është arsye pse Bibla thotë: “Kërkoni paqe me të gjithë dhe shenjtërim, pa të cilin askush nuk ka për të parë Perëndinë, duke u kujdesur fort që askush të mos mbetet pa hirin e Perëndisë dhe se mos mbijë ndonjë rrënjë e hidhur dhe t’ju turbullojë dhe me anë të saj të ndoten shumë njerëz” (Hebrenjve 12:14-15).
Ka njerëz të cilët janë lenduar deri në atë masë me derdhje lotesh, me hidhërim në zemrat e tyre kanë vepruar në mënyrë të çoroditur! ‘’. Zoti thotë për ju sot “, rrethpritni zemrën!” Prisni hidhërimin dhe zemërim nga zemra juaj për të mirën tuaj.
A keni qenë duke u përpjekur për të ndaluar zemërimin, ose jeni përpjekur për të hedhur tutje hidhërimin por pa sukses? Ju nuk duhet të luftoni. E gjitha qe duhet të bëni është të shpallni sundimin e Jezu Krishtit në jetën tuaj: mbi frymën tuaj, shpirtin dhe trupin tuaj. Pastaj deklaroni: “Unë zgjedh për t’i shërbyer Zotit; E refuzoj urrejtjen, hidhërimin dhe zemërimin. Unë do ec në dashuri. “Asnjë demon i errësirës nuk mund të qëndrojë kundër kësaj. Satani nuk mund të rezistojë forcën e dashurisë; Fjala deklaron: “Në dashuri nuk ka frikë, madje dashuria e përsosur e nxjerr jashtë frikën…” (1 Gjonit 4:18).
Lutje
At i dashur, zemra ime është plot me dashurinë, mirësinë dhe dhembshurinë tënde. Refuzoj së lejuari hidhërimin, zemërimin, ose grindjet të lëshojnë rrënjë në mua. Unë eci në dashuri sot dhe gjithmonë, i bindur se asnjë armë e sajuar kundër meje nuk do të ketë sukses, në Emrin e Jezusit. Amen.
Studim Vijues
- 1 Korintasve 13:3 CEV; Marku 11:25-26; Jakobi 3:15-17
- Plani një vjecarë i studimit të Biblës: Veprat e Apostujve 13:13-52; Nehemia 9-10
- Plani dy vjecarë i studimit të Biblës: 2 Korintasve 10:1-7 Isaia 17
Burimi: www.rhapsodyofrealities.org