Edukimi & Arsimimi

Fuqia e Dashurisë

Publikuar nga Korab Zhuja

Dhe ta njihni dashurinë e Krishtit që tejkalon çdo njohuri, që të mbusheni me tërë plotësinë e Perëndisë.

Efesianëve 3:19

Dashuria është fuqia më e madhe në botë. Ajo është forca më e madhe në univers. Bibla thotë se Perëndia është dashuri (1 Gjonit 4:8). Dashuria e ngriti Jezu Krishtin nga të vdekurit. Dashuria mund të sjellë çdo gjë që ju nevojitet për jetën tuaj. Edhe tani, fuqia e dashurisë se Perëndisë është e pranishme, por deri sa të njihni dashurinë e Perëndisë, ju nuk mund të njihni fuqinë e saj. Disa nuk e njohin dashurinë e Perëndisë për shkak se nuk janë të sigurt se Perëndia i do ata personalisht. Një test i thjeshtë mund të ju ndihmojë për ta kuptuar. Pyesni veten, “A e dua unë Perëndinë?” Nëse përgjigjja juaj është po, atëherë pyesni veten një pyetje tjetër: “A është Zoti aq i mirë sa unë?” Nëse edhe një herë, përgjigjja juaj është po, atëherë kjo do të thotë se Ai definitivisht ju do, dhe më e pakta e kesaj, aq shumë sa e doni ju Atë. Por Perëndia nuk është vetem aq i mirë sa ju jeni; Ai është shumë më mirë.

Dashuria e tij për ju është e padepërtueshme, e pa kushte, e pastër dhe e përjetshme. Ai ju do më shumë se ju mund të doni ndonjëherë veten. Në fakt, ju nuk do mund ta keni dashur atë ndonjëherë, në qoftë se nuk keni mësuar për dashurinë e Tij. Kjo është arsyeja pse apostulli Gjon deklaroi: “Ne e duam atë, sepse ai na deshi i pari” (1 Gjonit 4:19). Jeremia 31:3 gjithashtu thotë: “Shumë kohë më parë Zoti m’u shfaq duke thënë: “Po, të kam dashur me një dashuri të përjetshme; prandaj të kam tërhequr me dashamirësi.”

Vargu ynë hyrës thotë: “Dhe ta njihni dashurinë e Krishtit …që të mbusheni me tërë plotësinë e Perëndisë.” qëllimi i Perëndisë për jetën tonë është të mbushemi me plotësinë e Tij, sa të gufojmë në dashurinë e Tij, duke e shfaqur jetën, natyrën, karakterin dhe fuqinë e Tij. Kjo ishtë ajo që Zoti Jezus po fliste në tempull, kur Ai thirri duke thënë: “Ai që beson në mua, siç ka thënë Shkrimi, nga brendësia e tij do të burojnë lumenj uji të gjallë” (Gjoni 7:38). Fuqia-e dashurisë se tij rrjedh nga ne për botën (Romakëve 5:5). Ajo është një zjarr i cili nuk mund të shuhet (Kantiku i Kantikëve 8:7), një fuqi ngadhnjyese e cila e mposht frikën (1 Gjonit 4:18) dhe çdo vepër ligësie. Ecni në plotësinë e kësaj fuqie-të dashurisë.

Lutje

At i çmuar, të falënderoj që më ke dhënë zbulesën e njohurisë të dimensioneve të dashurisë sate; gjërësinë, gjatësinë, thellësinë dhe lartësinë, duke me mbushur mua më plotësinë tënde. Unë jam i rrënjosur dhe i themeluar në dashuri, dhe zemra ime është përplot me dashurinë e Krishtit. Unë e shfaq dhe rrezatoj lavdinë tënde për botën time sot, në Emrin e Jezusit. Amen.

Studim Vijues

  • Efesianve 3:17-19; 1 Gjoni 4:10,16,18
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: Veprat e Apostujve 13:1-12; Nehemia 7-8
  • Plani dy vjecarë i studimit të Biblës:2 Korintasve 9:11-15 Isaia 15-16

Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

Rreth Autorit

Korab Zhuja

Komento