Edukimi & Arsimimi

Të thirrur për të shërbyer Jetë dhe Hir

Publikuar nga Kumrije Aliaj

Asnjë fjalë e keqe le të mos dalë nga goja juaj, por ajo që është e mirë për ndërtimin, sipas nevojës, që t’u japë hir atyre që dëgjojnë.

Efesianëve 4:29

Si të krishterë, ne e kemi Frymën e Krishtit. Jemi drita e botës. Jemi për të jetuar, dashur, folur, dhe për të kryer të gjitha punët e jetës sonë ashtu si Ai. Fjalët tuaja duhet tu shërbejnë hir dëgjuesve tuaj gjithmonë.

Por disa nuk janë të vetëdijshëm për këtë realitet. Ata kontrollohen nga ndjenjat e tyre dhe ajo që shohin, i bëjnë gjërat që ata duan për ti bërë dhe për ti thënë, në bazë të ndjenjave të tyre. Njerëzit e tillë krenohen në të paturit e një fjalë të tmerrshme, abuzive dhe fyese. Kur janë të zemëruar nuk ngurrojnë të flasin fjalë me të cilat mund ti bëjnë dëgjuesit e tyre të humbasin gjumin. Ata janë krenar për atë që në faktë duhet të kenë turp; Bibla thotë për njerëzit e tillë: “Perëndia i tyre është barku i tyre.” Në qoftë se vetëm ata e dinin pasojat e tmerrshme të veprimeve të tyre. Filipianëve 3: 18-19 thotë, “Sepse shumë nga ata, për të cilët ju kam folur shpesh, edhe tani po jua them duke qarë, ecin si armiq të kryqit të Krishtit, dhe fundi i tyre është humbje, perëndia i tyre është barku dhe lavdia e tyre është në turp të tyre; ata mendojnë vetëm për gjërat tokësorë.”

Asnjëherë mos jini të lumtur së e keni bërë dike tjetër trishtuar. Mos u bëni si njeriu i cili ishte i lumtur sepse e përuli rojtarin vetëm për shkakun se ai i kërkoi të ulej diku në kishë. Kjo është në kundërshtim me natyrën tuaj të dashurisë. Bibla thotë: “Dashuria nuk gëzohet për padrejtësinë, por gëzohet me të vërtetën” (1 Korintasve 13: 6). Ne jemi shërbestarët e Ungjillit, të thirrur për të shërbyer jetë dhe hir. Jini si Jezusi: Bibla thotë: “Dhe populli e dëgjonte me ëndje” (Marku 12:37). Kur njerëzit dëgjojnë nga ne, ata duhet të jenë të kënaqur, sepse ne ua shërbejmë fjalët e hirit; fjalët e jetës. Lavdi Perëndisë!

Lutje

At i çmuar, të falënderoj për Fjalën tënde që e mbush zemrën time me mendime të mira, të shkëlqyera, ndërtuese dhe ngritëse. I bekoj dhe frymëzojë vazhdimisht ata që Ti i ke vendosur në rrugën time, duke i inkurajuar ata në Zotin, sepse zemra ime është e mbushur me thesarin e mirë të Fjalës sate, në Emrin e Jezusit. Amen.

Studim Vijues

  • 1 Pjetrit 4:11; Fjalët e Urta 16:24; Kolosianeve 3:8
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: Veprat e Apostujve 14:1-28; Nehemia 11-13
  • Plani dy vjecarë i studimit të Biblës: 2 Korintasve 10:8-18 Isaia 18


Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

Rreth Autorit

Kumrije Aliaj

Komento