Biznesi & Karriera

Ekipi i Duhur për 2016

Publikuar nga Kumrije Aliaj

Duke nxituar me punën tonë gjatë vitit, mund të jetë e vështirë të përqëndrohemi në gjëra të tjera përveç të dhënave që të na tregojnë nëse stafi ynë është duke pasur sukses. Nëse janë duke u përmirësuar metrikat e produktivitetit? A janë rritur të ardhurat vjetore? A i kemi përmbushur të gjitha afatet tona të fundit?

Analizat e informacionit të tillë janë një element kritik i menaxhimit. Megjithatë, ka mënyra tjera për të vlerësuar nëse kolegët tuaj të ekipit janë të përshtatshëm për afat të gjatë. Me afrimin e fundit të vitit, është kohë e përshtatshme të bëni një hap prapa, t’i lini mënjanë raportet, dhe t’i bëni vetës disa pyetje të ndryshme që do t’ju ndihmojnë të përcaktoni nëse keni ekipin e duhur për rritje afatgjate – si dhe kë duhet të promovoni apo të lironi nga puna.

1. A frymëzoheni nga ky person?

Pyetja e parë për t’u marrë parasysh është nëse punonjësi në fjalë iu inspiron – qoftë në mënyrë të vogël apo të madhe. A shihni sjellje që ju bëjnë krenar të jeni në biznes së bashku? A iu lë përshtypje angazhimi apo kreativiteti, ose a i’u ndihmon që të jeni më efektivë në kryerjen e punës tuaj?

Çdo punonjës në kompani ka aftësinë për të iu frymëzuar, pa marrë parasysh pozitën e tij ose të saj. Kushtojini vëmendje punonjësve të cilët i’u frymëzojnë në mënyrë që të jeni më i mirë – dhe sigurohuni që t’i shpërbleni ata të cilët me performancën e tyre e ngrisin cilësinë në biznes.

2. A shpenzoni shumë kohë për të ngritur moralin e tyre?

Nëse keni shpenzuar sado pak kohë në menaxhim, me siguri keni përvojë me punonjës të cilët mund të jenë produktivë dhe të shkëlqyeshëm në punën e tyre, por që për çfarëdo arsye, kërkojnë një sasi disproporcionale të vëmendjes. Bisedime të gjata rreth temës se si duhet mbajtur një punonjës i lumtur dhe kërkesa të përsëritura për promovime apo për rritjen e kompensimit janë shenja të sigurta se përshtatja është e gabuar.

Në disa raste faji mund të jetë i juaji – një shembull është rasti kur një punonjës i juaji i mirë feston përvjetorin e pestë të punës në biznesin tuaj shumë fitimprurës ku ai akoma nuk ka marrur një rritje të pagës. Megjithatë shumë shpesh, kur kërkesat e një punonjësi për diçka më shumë bëhen temë e rregullt e bisedës, është koha për të vazhduar në drejtime të ndryshme. Duke mbajtur një punonjës të tillë në ekip, ju rrezikoni të humbisni kohën e menaxhmentit dhe kapacitetin mendor, dhe poashtu rrezikoni shpërthim të negativitet që mund të pengojë kulturën e skuadrës suaj.

3. A jeni mirënjohës për personin në fjalë?

Derisa mendoni për 2016-tën dhe nëse keni kolegët e duhur për Vitin e Ri dhe më gjerë, pyetja e fundit e dobishme është – a jeni mirënjohës që e keni këtë person në ekipin tuaj? Gjatë gjithë vitit, truri juaj është duke mbledhur të dhëna për çdo punonjës me të cilin ju ndërveproni, pavarësisht nëse ju jeni të vetëdijshëm apo jo. Nëse e detyroni veten të mendoni se si ky punonjës ju bën të ndiheni, parandjenja juaj mund të ju tregojë shumë më tepër se çfarëdo raporti apo të dhëna individuale.

Chris Lester, kryeshef ekzekutiv i CHIEF, një agjenci e markës së strategjisë, teknologjisë dhe komunikimit, me bazë në Washington, D.C., sugjeron që të pyesni veten nëse mund të thoni, “Lavdi zotit që ky person është këtu”, për secilin nga punonjësit tuaj. Nëse nuk mund ta thoni këtë, atëherë vështroni mirë atë punonjës, pyesni se çfarë mund të jetë keq apo gabim, dhe merrni masat e nevojshme për të trajtuar këtë çështje. Në disa raste, një diskutim me personin në lidhje me atë që ju keni vërejtur dhe çfarë i duhet biznesit, mund të jenë të mjaftueshëm që personi në fjalë të arrijë aty ku shpresoni. Në raste të tjera, është koha për të bërë një ndryshim të punësimit.

Punonjësit e mirë vijnë dhe shkojnë, por kërkohet një anëtar i mrekullueshëm skuadre për të bërë një ndikim të qëndrueshëm dhe kuptimplotë ndaj një biznesi. Derisa mendoni se ku është drejtuar ekipi juaj për vitin e ardhshëm, kaloni ca kohë duke i shtruar pyetjet e mësipërme në lidhje me secilin punonjës. Përgjigjet mund të jenë të papritura për ju – dhe mund të i’u japin shumë më shumë njohuri se cilido nga raportet tuaja të fundvitit.

Shkruar nga Paul Mandell

www.entrepreneur.com/article/252382

Rreth Autorit

Kumrije Aliaj

Komento