Biznesi & Karriera

3 Shprehi ditore që ju drejtojnë tek suksesi në biznes!!!

Publikuar nga Kumrije Aliaj

3 Shprehi ditore që ju drejtojnë tek suksesi në biznes

Ju jeni investimi juaj më i madh. Mos të jetë i lirë, kur është fjala për arsim, shëndetësi dhe vetë-përmirësim. Përmirësimi i vazhdueshëm është i një rëndësie të madhe, kur është fjala për suksesin tuaj në biznes ose në jetën në përgjithësi.

Mënyra më e mirë për të investuar në veten është që gjithmonë të shpenzojmë më shumë kohë se që ju mendoni për arsimin, duke përfshirë ngritjen e notave, përcjelljen e mësimeve online, blerjen e librave dhe vegla tjera që ju ndihmojnë rreth ngritjes akademike. Ju mund të keni kohë për të lexuar, por nëse jo, ekzistojnë mundësitë që ju të ndëgjoni libra (audiobooks) në kohën që jeni duke punuar apo në palestër.

1. Shiko, Lexo, Dëgjo dhe Mëso

Shumë ligjerata online janë pa pagesë ndërsa të preferuarat e mia dhe më frymëzueset janë TED Talks. Nëse keni Wi-Fi dhe një biçikletë stacionare në shtëpi, ju mund të shikoni kurse online në Udemy apo edhe në YouTube.

Të jeni një lexues i pangopur. Poashtu lexoni edhe libra të njerëzve të suksesshëm të biznesit dhe humanitarë. Cilat janë sekretet e tyre? Mëso nga ta dhe ju mund të shihni lehtësira gjatë ngritjes në karrierën tuaj.

Investoni në një abonim për Audible.com për $15 në muaj për të dëgjuar biografitë e sipërmarrësve të suksesshëm. Kohët e fundit kam dëgjuar për libra në Audible nga Marc Benioff, Warren Buffett, Steve Jobs, Elon Musk dhe shumë të tjerë.

Unë kam qenë gjithmonë një lexues i pangopur i biografive të njerëzve të suksesshëm. Adhuroj mësimin që mund të nxjerr nga përvojat e tyre.

2. Ndiqni Heronjët Tuaj

Përdorni Twitter për të ndjekur heronjtë e biznesit tuaj. Ata shpesh ndajnë citate tepër motivuese me ata që i ndjekin.

Më duket tepër motivuese të di sa më shumë në lidhje me këta njerëz të suksesshëm, duke kuptuar se shumica e tyre vinin nga ambiente biznesi shumë të pa kompromis.

Ju kurrë nuk do të takoheni me një person të suksesshëm që ka një qëndrim negativ. Nëse ata nuk besojnë në veten e tyre dhe në qëllimet e tyre, atëherë ata kurrë nuk kanë qenë të suksesshëm; shembulli më i mirë i kësaj është Richard Branson.

Ajo që kam mësuar nga shumica e librave audio që kam përfunduar në njerëz të suksesshëm është se sekreti i suksesit të tyre është se ata të gjithë besojnë se nuk ka kufizime në atë që ju mund të arrini! Mbani një ditar dhe shkruani atë që i bëri ata të suksesshëm.

3. Shkruani Qëllimet Tuaja

Probabiliteti i të qenit më të suskseshëm madje edhe materialisht është në qoftë se ju thjesht shkruani qëllimet tuaja. Ndërmarrësit e suksesshëm kanë partnerët dhe punonjësit e tyre që dokumentojnë të gjitha qëllimet e tyre. Një shembull i madh i kësaj është Jeff Bezos, i cili menaxherëve të tij u kërkon që për produktet e tyre të shkruajnë një deklaratë për shtyp që nuk do të publikohet për të paktën një vit.

Në këtë mënyrë menaxherët e tij mund të përqëndrohen në mbushjen e hendekut që kanë paraqitur në deklaratë dhe që njoftimin për shtyp bashkë me qëllimet e tyre t’i kthejnë në një realitet.

Ka shembuj të panumërt të strategjive të thjeshta që ndihmojnë në arritjen e caqeve nga individë të suksesshëm, një tjetër i preferuar është nga Derek Jeter.

Në libër të quajtur “Kontrata” ai shkruan se arsyeja për suksesin e tij ishte se prindërit e tij e shtyen atë të shkruajë një kontratë të thjeshtë në një faqe për çdo vit nga një moshë të re.

Kontratat me prindërit e tij përfshijnë qëllimet themelore, si: “Unë do të jem më i mirë në shkollë, unë do të bëj punët e mia, unë do të praktikoj baseball-in dhe të tjera”. Tani djali im ka qëllimet e tij në murin e tij.

Investimi më i rëndësishëm që do të bëni është ai që bëni në veten! Shkruani qëllimet tuaja, jeni një lexues i pangopur i veprave të publikuara, shikoni video edukative online dhe ndjekni postimet në Twitter të shkruara nga persona të suskseshëm në sferën e biznesit tuaj. Ndiqni projektet e tyre të suksesit dhe një ditë të tjerët do të ndjekin dhe të lexojnë në lidhje me ju, si pjesë e investimeve më të rëndësishme që nuk i kanë bërë më herët.

Shkroi: Chris Haroun

http://www.inc.com/chris-haroun/3-daily-habits-that-will-make-you-more-successful.html

Rreth Autorit

Kumrije Aliaj

Komento