Biznesi & Karriera

19 Gjëra të vogla që do t’iu bëjnë tejet të suksesshëm

Publikuar nga Kumrije Aliaj

Edhe gjërat më të vogla që ju bëni sjellin ndryshime. Zgjedhni disa nga këto dhe filloni nga sot t’i bëni zakon.

Unë kam pasur privilegjin të punoj me udhëheqës të lartë në të gjitha llojet e bizneseve. Dhe kam gjetur një model të caktuar: suksesi i tyre është në radhë të parë rezultat i veprimeve të vogla të përsëritura pa pushim.

Më poshtë janë 19 gjëra të vogla që ju mund t’i bëni për t’iu përmbajtur prioriteteve tuaja dhe të mbani suksesin afër vetes:

1. Pranoje vetveten. Kur ju e njihni veten jeni të fuqizuar, por kur e pranoni veten tuaj atëherë jeni të pamposhtur.

2. Ndërtoni karakterin tuaj. Shumica e njerëzve përqëndrohen në atë që ata e bëjnë për t’u bërë i suksesshëm, por personi që je është po aq e rëndësishme. Karakteri i fortë është themeli i llojit më të mirë të suksesit.

3. Përcaktoni prioritetet tuaja. Jini të vetëdijshëm se çfarë është e rëndësishme për ju; jini në gjendje për ta përcaktuar atë në mënyrë të qartë. Pastaj sigurohuni që është në krye të prioriteteve tuaja çdo ditë.

4. Kultivoni kompetencë. Çdokush mund të ketë ëndërra të mëdha, por kompetenca iu jep juve fuqinë ta thoni atë, ta planifikoni dhe ta bëni.

5. Jini të përqendruar. Personat që arrijnë më së shumti në botë janë ata që qëndrojnë të fokusuar në qëllimet e tyre dhe të qëndrueshëm në përpjekjet e tyre.

6. Vendos qëllime të arritshme. Edhe qëllimi më i madh në jetë duhet të arrihet hap pas hapi. Bëj një listë hapash që të arrini një dinamikë dhe të shënoni progresin drejt qëllimit.

7. Minimizoni gjërat që iu tërheqin vëmendjen. Nëse emaili juaj, telefoni, apo mediat sociale iu shpërqëndrojnë, fikni ato ose mbani larg vetes deri sa të përfundoni detyrën në të cilen jeni duke punuar.

8. Ndërtoni aftësi si një zgjidhës problemesh. Çdo rrugë e suksesit përshkon me probleme të mëdha dhe të vogla. Aftësia për të zbërthyer problemet dhe për të gjetur zgjidhje është një që ju duhet të ndërtoni si çdo aftësi tjetër. Kombinuar me ngulm, ajo do të i’u shpie përtej shumicës së pengesave.

9. Praktikoni metodën e Edison-it. Bëni planet tuaja publike, kështu do të jeni automatikisht të obliguar t’i realizoni ato.

10. Dëshmojeni angazhimin tuaj. Analizoni se si e kaloni kohën tuaj. Kjo do të i’u tregojë nëse ju jeni aq të përkushtuar sa thoni që jeni.

11. Keni rezultate të matshme. Është shumë e lehtë të ngatërrohet të qenurit i zënë me të qenurit produktiv. Produktiviteti duhet të ketë rezultate, sasinë e të cilave ju mund të përcaktoni dhe ndjekni.

12. Ndërtoni marrëdhënie të shkëlqyera. Theodore Roosevelt një herë tha: “Përbërësi më i rëndësishëm në formulën e suksesit është të dini si të merreni me njerëz”. Marrëdhëniet që krijoni dhe vazhdoni të mbani janë kritike për suksesin tuaj, kështu që trajtoni ato me kujdesin më të madh.

13. Punësoni një trajner. Një nga gabimet më të mëdha që njerëzit bëjnë është se mendojnë që ata duhet të bëjnë çdo gjë vetë. Një trajner i mirë do të besoj në ju, do të i’u inkurajojë, do të i’u japë informacion të vlefshëm, dhe poashtu një perspektivë me përvojë. Ky është pikërisht lloji i personit që ju doni të keni pranë vetes.

14. Jini të angazhuar. Suksesi nuk ndodh në një vakuum. Sa më shumë që angazhoheni me të tjerët, sa më të gatshëm që jeni për të ndihmuar, aq më shumë do të gjeni veten dhe ëndrrat tuaja të përkrahura nga komuniteti rreth jush.

15. Mëso të delegosh. Gjithmonë do të ketë gjëra që vetëm ju mund t’i bëni, por këto janë vetëm disa. Për shumicën e gjërave, delegimi përmirëson efikasitetin. Kjo të lejon që aktivitetet e punës t’u jepen atyre që kanë shkathtësitë e veçanta, dhe të lejon që të ndërtoni një ekip të vendosur që mund t’iu besosh.

16. Vazhdoni të mësoni. Njerëzit më të suksesshëm gjithmonë mbesin si student. Siç ka thënë trajneri legjendar John Wooden “gjërat që mëson pasi të dish çdo gjë janë ato më të rëndësishmet”.

17. Shërbejuni të tjerëve. Forma më e vërtetë e lumturisë dhe suksesit i’u arrin atyre që kërkojnë mundësi tu shërbejnë të tjerëve gjatë gjithë jetës së tyre.

18. Ngadalësohuni. Njerëzit zakonisht mendojnë që të bësh më shumë do të thotë që je i suksesshëm, por ata që kanë arritur suksesin do t’iu thonin që të bëni më pak. Shpenzoni ca kohë duke u ngadalësuar, duke menduar për të kaluarën, dhe duke medituar, që kështu të arrini të shpenzoni kohën tuaj më mirë. Kualiteti dhe kujdesi janë më të rëndësishme se sa shpejtësia.

19. Planifikoni për të ardhmen. Mendoni për të sotmën por planifikoni për të ardhmen. Krijimi i një vizioni është çdo gjë; nëse nuk mund t’a ëndërrosh, nuk mund ta bësh.

Shkroi: Lolly Daskal

www.inc.com/lolly-daskal/19-small-things-that-will-make-you-wildly-successful.html?cid=sf01002&sr_share=facebook

Rreth Autorit

Kumrije Aliaj

Komento