Kisha & Besimi

Duke ngritur madhështinë e Tij në adhurim

Publikuar nga Kumrije Aliaj

Dhe, ndërsa po kryenin shërbesën e Zotit dhe po agjëronin, Fryma e Shenjtë tha: M’i ndani veç Barnabën dhe Saulin për veprën për të cilën i kam thirrur.

Veprat 13:2

Luka nën frymëzimin e Frymës, përshkruan për ne disa profetë dhe mësues në kishën e Antiokisë që i shërbenin Zotit dhe po agjëronin, dhe kështu u drejtuan dhe morren udhëzime nga Zoti. Vini re se atyre nuk ju desht të qanin, e bërtasin, apo vajtonin, por “Zot, ne duam të dëgjojmë zërin tënd; të lutem na fol”. E gjitha qe ata bënë ishte se po kryenin shërbesën e Zotit dhe po agjëronin, dhe Ai i bekoi me Fjalën dhe udhëzimin e Tij.

Si mund ti shërbeni Zotit? Është duke e adhuruar, kënduar, duke thurur lavde, dhe duke e rrëfyer Emrin e Tij. Mënyra për të rrëfyer Emrin e Tij është të shpallurit e madhështisë se Tij dhe të treguarit e asaj që Ai ka bërë në jetën tuaj; i shpallni mrekullitë e tij, dhe e atriboni mirësinë e tij në botë, dhe bekimet që gëzoni në Emrin e Tij të fuqishëm. Ju pohoni gjëra të bukura që Ai ka bërë në jetën tuaj. Kështu rrëfeni dhe shqiptoni fjalë që janë në përputhje me atë që Ai ka thënë për veten e Tij.

Hebrenjve 13:15 thotë, “ Me anë të tij, pra, le t’i ofrojmë vazhdimisht Perëndisë një flijim lavdie, domethënë frytin e buzëve që rrëfejnë emrin e tij.” Fraza “që rrëfejnë” është fjala greke “homologeo” që do të thotë “të bësh rrëfime për emrin e Tij.” Kjo është ndryshe nga thënit vetem: “unë të falënderoj Zot”; në vend, ju me vetëdije rrëfeni madhështinë e Emrit të Tij.

Ju mund ta bëni këtë edhe tani! Tregoni atij se sa i denjë është Ai, dhe se si Ai ju ka dhënë një jetë të pathyeshme, të paprishme dhe të papushtueshme. Pohoni se Ai është i fuqishmi dhe Streha e Vetme; Perëndia më i larti; i gjalli dhe Perëndia besnik, shëruesi, siguruesi dhe furnizuesi i të gjitha gjërave të mira. Deklaroni se Ai është më i madh se të gjithë. Gjersa me nderim i thoni këto fjalë të bukura Zotit në adhurim, ju jeni duke i shërbyer Atij. Nga ana tjetër, ai do t’ju shërbej ju dhe tu thotë fjalët qe ka, me këtë do t’ju lançoj në nivelin tuaj të ardhshëm dhe më të madh të lavdisë.

Lutje

At i dashur, ti je i denjë për çdo lavdërim, dhe unë lartësoj emrin tënd të fuqishëm; ti je shëruesi, siguruesi, dhe furnizues i të gjitha gjërave të mira; Ti je mbi të gjithë. Emri yt është me i larti dhe sundimi yt vazhdon përjetë; dashuria, mëshira dhe dhembshuria jote mbushin tokën! Ti je i përlëvduar në jetën time, dhe në gjithë dheun, në Emrin e Jezusit. Amen.

Studim Vijues

  • Zbulesa 7:11-12; Zbulesa 19:1; Psalmet 98:1-4
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: Zbulesa 10 Mikea 1-3
  • Plani dy vjecarë i studimit të Biblës: Zbulesa 15:1-8 Habakuk 3

Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

Rreth Autorit

Kumrije Aliaj

Komento