Kisha & Besimi

Ai shkoi në vendin tuaj

Publikuar nga Korab Zhuja

Ai vetë është kreu i trupit, pra i kishës; ai është fillimi, i parëlinduri nga të vdekurit, përderisa të ketë parësinë në çdo gjë.

Kolosianëve 1:18

Shprehja në vargun e temës sonë”, i parëlinduri nga të vdekurit,” nuk do të thotë i pari i ringjallur prej së vdekurish, jo! Edhe para vdekjes së Jezusit, kishte të tillë që u ringjallen prej së vdekurish, kështu që ajo që Apostulli Pal është duke folur këtu me anë të Frymës është e ndryshme. Kur mëkatet tona u vendosën mbi Jezusin në kryq, Ai vdiq frymërisht. Vdekja fymërore është ndarje nga Perëndia. Vetëm përmes rilindjes frymërore mund të ringjallet dikush nga vdekja. Jezu Krishti ishte i parlinduri nga vdekurit frymërishtë.

Kur Jezusi ishte i varur në kryq, vuajti agoninë e ndarjes nga Ati: “Dhe në të nëntën orë Jezusi bërtiti me zë të lartë: “Eloi, Eloi; lama sabaktani?’’, që e përkthyer do të thotë: “Perëndia im, Perëndia im, përse më ke braktisur?” (Marku 15:34). Ky ishte rezultat se Ai u bë sakrificë për mëkatin, i cili automatikisht u identifikua me mëkatin. “Sepse ai bëri të jetë mëkat për ne ai që nuk njihte mëkat, që ne të bëhemi drejtësia e Perëndisë në të“ (2 Korintasve 5:21).

Do të kishte qenë e paligjshme për Jezusin të kryqëzohej dhe të dërgohej në ferr, sepse ai ishte i pafajshëm dhe pa mëkat, por ai shkoi në vendin tonë. Kujtoni detajet e përshkrimit në Kolosianëve 2:15, kur Ai e përfshiu Satanin në një luftë të tmerrshme në ferr, dhe e mundi atë dhe të gjithë principatat e errësirës: “dhe mbasi i zhveshi pushtetet dhe principatat, ua tregoi sheshit njerëzve, duke ngadhnjyer mbi ata në të.” Askush nuk u ngritë nga vdekja frymërore apo doli nga robëria e Satanit, por Jezusi e bëri atë për ne. Ai pagoi dënimin e plotë për çdo njeri.

Prandaj, për shkak se një njeri i drejtë u dha për mëkatarët, u bë legale dhe e mundshme për mëkatarët që tu jepet drejtësia e Tij. Ai mori vendin tonë të mëkatit, që ne të mund të marrim drejtësinë e Tij. Tani, ju jeni po aq i drejtë sa Jezusi! Ai ju ka bërë shprehjen e vërtetë të drejtësisë së Tij. Drejtësia me të cilen ishte i veshur Ai u bë e mundshme për ju, sepse Ai vdiq për ju, dhe kur ai u ngrit nga vdekja, ju u ngritet në Të dhe me Të. Aleluja!

Lutje

I Dashur At qiellor, të falënderoj që ke dërguar Jezusin, i cili u bë mëkat në emrin tim, dhe vdiq në vendin tim, kështu që unë të mund të bëhem i drejtë, dhe të jem shprehje e drejtësisë sate. Unë eci në dhe shfaq drejtësinë tënde, sot dhe përherë, në Emrin e Jezusit. Amen.

Studim Vijues

  • Romakëve 5:17-18; 1 Korintasve 1:30; Isaia 53:5-7
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: Apostujve 7:1-53 2 Kronikave 29-30
  • Plani dy vjecarë i studimit të Biblës: 2 Korintasve 5:1-10 Isaia 3

Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

Rreth Autorit

Korab Zhuja

Komento