Kisha & Besimi

Agjërimi dhe natyra e tij e vërtetë

Publikuar nga Korab Zhuja

I bini borisë në Sion, shpallni një agjërim, thërrisni një kuvend solemn.

Joeli 2:15

Njerëzit agjërojnë për arsye të ndryshme. Disa agjërojnë për shkakun se duan të marrin një përgjigje nga Perëndia, duke menduar se agjërimi i tyre do detyrojë atë për t’u përgjigjur. Ata e shohin agjërimin si një mjet për të marrë nga Ai, të cilen gjë Perëndia thjesht nuk do ta bënte nese nuk do agjëronin. Kjo është një ide e gabuar në lidhje me agjërimin. Unë agjëroj, por nuk agjëroj për të bërë Perëndinë që të bëjë diçka për mua. Nëse jeni duke agjëruar në mënyrë që Perëndia të bëjë diçka për ju, atëherë jeni duke e bërë për arsyen e gabuar, sepse Ai tashme ka bërë gjithçka për ju. Ai ka thënë: “Të gjitha gjërat janë tuajat” (1 Korintasve 3:21); kështu që atëherë cili është qëllimi i agjërimit?

Ju duhet të agjëroni në radhë të parë për shkak se ai është një ushtrim i mirë frymëror i projektuar për të sjellë mishin nën nënshtrim të frymës. Agjërimi ju akordon me Frymën për të dëgjuar atë se çfarë është duke thënë Perëndia dhe për t’ju dhëhequr që të bëni vullnetin e Tij, dhe të ndiqni qëllimin e Tij për jetën tuaj. Agjërimi ju ndihmon të radhiteni në vullnetin dhe qëllimin e Perëndisë, dhe ju pozicionon në vendin ku Fjala e Perëndisë mund të vij tek ju. Perëndia mund të ketë qenë duke ju folur dhe ju të mos keni qenë në gjendje të kapni sinjalet e Tij. Megjithatë, nëpërmjet agjërimit bëheni më të ndjeshëm dhe të gatshëm për të pranuar udhëheqjen dhe drejtimin që Ai u jep.

Së dyti, dhe më e rëndësishmja, ju duhet të agjëroni si një akt adhurimi ndaj Zotit. Mund të vendosni se doni vetem ti jepni Zotit më tepër vëmendje, dashuri dhe shijoni në pranin e tij për një numër ditësh, ose një periudhe. Në raste të tilla qëndroni larg çdo gjëje tjetër, sidomos ushqimit, dhe vetëm përqëndroheni tek Ai duke u shoqëruar me Të.

Gjersa përgatiteni për vitin e ardhshëm, merrni kohë për të agjëruar dhe për t’u lutur; por le të jetë një mundësi për të dashur dhe çmuar Zotin. Le të jetë një kohë për të festuar Fjalën dhe të bëni besimin tuaj të frytshëm duke menduar dhe njohur gjërat e mira që Zoti ka bërë në ju dhe për ju, në Krishtin Jezus. Aleluja!

Rrëfimi

Zoti çmuar, shpirti im është i etur për ty. Vetëm ti je dëshira e zemrës sime dhe e gjitha që dua dhe dëshiroj, është të adhuroj dhe admiroj ty, Zotin tim dhe mbreti tim! Faleminderit që e ke bërë jetën time të lavdishme, dhe me ke bekuar me të gjitha ato që me duhën për të qenë i frytshëm në jetën e drejtësisë. Të dua i bekuari Jezus! Amen.

Studim Vijues

  • Isaia 58:6-8; 2 Kronikave 20:3
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: Zbulesa 19:11-21; Zakaria 9-11
  • Plani dy vjecarë i studimit të Biblës: Zbulesa 21:1-12 Zakaria 11-12

Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

Rreth Autorit

Korab Zhuja

Komento