Kisha & Besimi

Hiri për Madhështi

Publikuar nga Korab Zhuja

And Abrahami ishte tashmë plak dhe ishte në moshë të kaluar; dhe Zoti e kishte bekuar Abrahamin në çdo gjë.

Zanafilla 24:1

Perëndia e bekoi Abrahamin në çdo gjë dhe e bëri atë babain e shumë kombeve: “Sa për mua, ja unë po bëj një besëlidhje me ty; ti do të bëhesh babai i një shumice kombesh” (Zanafilla 17:4). Kështu, ai i kishte kombet brenda tij. Historia e Isakut, birit të tij, është e mrekullueshme gjithashtu. Kur dy djemtë e tij, Jakobi dhe Esau ishin ngjizur, Zoti i tha Rebekës, nënës se tyre: “Dy kombe ndodhen në barkun tënd…” (Zanafilla 25:23); dhe nga ato kombe do të dalin më shumë kombe. Megjithatë, nuk ishin ato që Perëndia kishte në mendje.

Në librin e Romakëve 9: 7, Perëndia nuk thotë: “…Isaku do të quhet pasardhja jote”; por ai thotë: “…Në Isakun do të quhet pasardhja jote.” Do të thotë se ai nuk e kishte fjalën për pasardhësit fizik të Abrahamit, por të Krishtit: “Dhe premtimet iu bënë Abrahamit dhe pasardhjes së tij. Shkrimi nuk thotë: “Edhe pasardhësve” si të ishin shumë, por të një të vetme: “Dhe pasardhjes sate’’, pra Krishti” (Galatasve 3:16).

Pastaj, Galatasve 3:29 na thotë: “…në qoftë se jeni të Krishtit, jeni pra pasardhja e Abrahamit dhe trashëgimtarë sipas premtimit.” Ne jemi pasardhës të Abrahamit, dhe secili prej nesh ka potencialin e një shumice. Ju e bartni farën e madhështisë. Përparimi dhe begatia juaj duhet të jetë gjithnjë në rritje. Lexoni në lidhje me Isakun; Bibla thotë, “…Ky njeri u bë i madh dhe vazhdoi të rritet deri sa u bë jashtëzakonisht i madh” (Zanafilla 26:13).

Si fara e Abrahamit, në qoftë se keni qenë një pastor për shembull, dhe keni pasur një mijë anëtarë në kishën tuaj, nuk ka asnjë arsye pse këto një mijë anëtarë të mos rriten për t’u bërë pesë mijë apo edhe dhjetë mijë brenda një periudhe të caktuar. Ju keni hirin dhe aftësinë për rritje, shtim dhe zgjerim.

U është dhënë hiri për madhështi; vajosje për të qenë të frytshëm dhe produktiv në çdo vepër të mirë. Prandaj, vazhdoni duke bërë përparim nga lavdia në lavdi.

Pohim

Unë i përkas Krishtit; përketë jam pasardhja e Abrahamit, qe më është dhënë hiri për madhështi dhe vajosja për të qenë i frytshëm dhe produktiv në çdo vepër të mirë. Kam qenë i urdhëruar për të përparuar, dhe për të jetuar në lavdinë tënde. Unë të sjell nder ty sot dhe përherë, në Emrin e Jezusit. Amen!

Studim Vijues

  • Zanafilla 12:2; Gjoni 15:4-5; Romakëve 8:16-17
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: Veprat e Apostujve 11:19-30; Nehemia 1-3
  • Plani dy vjecarë i studimit të Biblës: 2 Korintasve 8:18-24 Isaia 13

Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

Rreth Autorit

Korab Zhuja

Komento