Edukimi & Arsimimi

Bëni shpëtimin tuaj efektiv

Publikuar nga Kumrije Aliaj

Prandaj, të dashurit e mi, ashtu sikur keni qenë gjithnjë të bindur jo vetëm kur isha i pranishëm, por edhe më shumë tani që jam larg, punoni për shpëtimin tuaj me frikë e me dridhje.

Filipianëve 2:12

Një grua ishte diagnozuar me kancerin e gjirit, dhe kërkoi që unë të lutesha për të. Por unë i thash asaj se ajo mund të “punoj për shpëtimin e saj”, duke përdorur gojën e saj për të prerë rritjet kanceroze. Ia shpjegova se çfarë është goja: si “pjesa e përparme apo tehu i një armë”; fjala greke është “stoma.” Ajo u ngazëllua dhe filloi menjëherë për të vepruar. I foli vazhdimisht asaj rritje, në besim, gjatë një periudhe.

Kur e pashë gjashtë muaj më vonë, ajo u shërua tërësisht; kanceri ishte dematerializuar dhe ajo ishte krejtësisht në rregull. Ajo punoj për shpëtimin e saj. Nëse jeni të sëmurë, të thyer apo me lendime në trupin tuaj, dhe dëshironi të jeni mirë, vëni në veprim besimin tuaj. Veprojeni Fjalën. Fjala e Perëndisë është për tu vepruar; ju vejëni në veprim. Për sa kohë që mbetet në faqet e Biblës, ajo nuk do të prodhojë ndonjë rezultat për ju. Por, kur përmes meditimit, ju shqiptoni Fjalën, ajo bëhet shpata e Frymës e cila e shpartallon armikun.

Bekimet tashmë janë të paketuara dhe të dhëna për ju; Bibla thotë: “Duke qenë se fuqia e tij hyjnore na dhuroi të gjitha gjërat që i takojnë jetës dhe perëndishmërisë, me anë të njohjes së atij që na thirri me lavdinë dhe virtytin e vet” (2 Pjetrit 1:3). Perëndia tashmë bëri gjithçka që ishte e nevojshme për tu bërë, që ju të keni, dhe të gëzoni një jetë të lavdishme. Megjithatë, ju keni një përgjegjësi për të “punuar” për shpëtimin tuaj në Krishtin.

Ju jeni ata që kujdeseni që të gjitha bekimet e mrekullueshme të Perëndisë të shfaqen në jetën tuaj. Mos rrini dhe prisni duke thënë se çfarë të jetë, le të jetë; ju jeni ata që e bëni shpëtimin tuaj të punoj. Krishti tashmë ju shpëtoi, por është përgjegjësia juaj tani për të vënë atë shpëtim për të punuar; bëni veprat e Mbretërisë funksionale në jetën tuaj. Veproni shërimin tuaj, veproni fitoret tuaja, përparimin dhe ngritjen tuaj etj Refuzoni së lejuari sëmundjet të kenë pushtet mbi ju. Përkundër inflacionit dhe rënies ekonomike, deklaroni mbarësinë tuaj pa u lëkundur.

Pohim

At i dashur, të falënderoj për shpëtimin që më ke dhënë në Krishtin. Unë mbretërojë dhe sundoj me anë të Fjalës se Perëndisë, dhe me fuqinë e Frymës Shenjtë mbi sëmundjet, lëngimet, dhe rrethanat. Pa frikë apo turp, por duke pasur siguri të plotë në Fjalën, Duke shqiptuar nga sot në besim themelimin e bekimeve dhe të mirave të Mbretërisë në jetën time, në Emrin e Jezusit. Amen.

Studim Vijues

  • 2 Timoteut 1:6; 2 Pjetri 1:10; Kolosianeve 4:17
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: Veprat e Apostujve 11:1-18 Ezdras 9-10
  • Plani dy vjecarë i studimit të Biblës: 2 Korintasve 8:9-17 Isaia 11-12

Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

Rreth Autorit

Kumrije Aliaj

Komento