Kisha & Besimi

Ai banon në ne përmes Frymës

Publikuar nga Korab Zhuja

A nuk e dini se trupi juaj është tempulli i Frymës së Shenjtë që është në ju, të cilin e keni nga Perëndia, dhe se nuk i përkitni vetvetes.

1 Korintasve 6:19

Të Eksodi 25:8, Perëndia shfaq dëshirën e Tij për të banuar në mes të popullit Tij. Ai tha: “Le të më bëjnë një shenjtërore, që unë të banoj në mes tyre.” Vini re se Ai nuk tha, ”…që të mund ti vizitoj ato, “jo; nuk ishtë për një vizitë. Ai tha: “…që unë të banoj në mes tyre.”

Moisiu zbatonte udhëzimet e Perëndisë. Ai i udhëzoi bijtë e Izraelit që të mblidhnin të gjitha ofertat e nevojshme, dhe ata ndërtuan një shenjtërore të mrekullueshme sipas modelit dhe planit që Perëndia i dha Moisiut. Megjithatë, kjo nuk ishte e mjaftushme. Perëndia donte një shenjtërore të re dhe i dha Davidit një vizion të shenjtërores së re; i dha atij çdo detaj të asaj së si duhej të ishte. Davidi u ngazëllua, dhe mbodhi një shumicë ari dhe argjendi për ndërtimin e tempullit. Megjithatë, ishte Salomoni, biri i

Davidit, ai i cili u miratua nga Perëndia për të ndërtuar tempullin, dhe ai i ndërtoi Perëndisë një tempull madhështor. Bibla thotë, “Por Shumë i Larti nuk banon në tempuj të ndërtuar nga dora e njeriut, sikurse thotë profeti“ (Veprat e Apostujve 7:48).

Atëherë Jezusi erdhi në skenë dhe tha: “…Unë do të ndërtoj kishën time; dhe dyert e ferrit nuk do ta mundin atë“ (Mateu 16:18). Fjala e përkthyer Kishë, do të thotë “Kuvend ose kongregacioni i thirrurve.” Për këtë arsye nuk ka të bëjë me një ndërtesë fizike, por një tabernakull i gjallë i qenieve njerëzore.

Le të lexojmë Efesianëve 2:19-22 NIV. Ku thotë, “Ju, pra, nuk jeni më të huaj, as bujtës, por bashkëqytetarë të shenjtorëve dhe pjestarë të familjes së Perëndisë, të ndërtuar mbi themelin e apostujve dhe të profetëve, duke qënë Jezu Krishti vetë guri i qoshes, mbi të cilin gjithë ndërtesa, e lidhur mirë, rritet për të qenë një tempull i shenjtë në Zotin, në të cilin edhe ju jeni bashkëndërtuar për të qenë një banesë e Perëndisë në Frymë.“ Ne jemi banesa e Perëndisë me anë të Frymës! Vizioni i tij për të banuar në mes të popullit të Tij është realizuar në ne, Kishën e Tij.

Secili prej nesh është tempulli i Frymës së Shenjtë. Ai jeton dhe ecë në ne (2 Korintasve 6:16). Ju jeni tempulli i shenjtë i Perëndisë (1 Korintasve 3:16); Bibla thotë se ky është misteri që u mbajt i fshehtë gjatë shekujve dhe brezave, por që tani iu shfaq shenjtorëve të tij. Misteri është Krishti në ju, shpresë lavdie (Kolosianëve 1:26-27). Haleluja.

Lutje

Atë e çmuar, të adhuroj dhe admiroj Ty; të falënderoj që më ke bërë banësën tënde. Unë njoh pranin e Frymës tënde që jeton në mua, duke më mbrojtjur, udhëzuar, drejtuar në vullnetin tënd të përsosur. Faleminderit që e ke zbukuruar jetën time me lavdinë e prezencës sate, në Emrin e Jezusit. Amen.

Studim Vijues

  • 2 Korintasve 4:7; Veprat 7:44-49; 2 Korintasve 6:16
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: Veprat e Apostujve 6:1-15 2 Kronikave 26-28
  • Plani dy vjecarë i studimit të Biblës: 2 Korintasve 4:7-18 Isaia 2

Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

Rreth Autorit

Korab Zhuja

Komento