Kisha & Besimi

Mos “lufto“ askënd

Publikuar nga Korab Zhuja

Kështu Ashabi, mbret i Izraelit, i tha Jozafatit, mbretit të Judës: A do të vish me mua kundër Ramothit nga Galaadi? Jozafati iu përgjigj: “Ki besim tek unë si te vetja jote, te njerëzit e mi si te njerëzit e tu; do të vijmë në luftë bashkë me ty. Pastaj Jozafati i tha mbretit të Izraelit: Të lutem, konsulto po sot fjalën e Zotit.

2 Kronikave 18:3-4

Vetëm lufta e besimit është një luftë legjitime për besimtarin; dhe nuk është një betejë me njerëzit. Pandaj asnjëherë mos luftoni dhe mos hyni në konflikt me askend për asnjë gjë. Të luftosh me njerëzit është një bëtejë e gabuar. Ndonjëherë mund t’ju duket e drejtë të “luftosh“ për diçka apo për një kauzë, por kerko udhëheqjen e Perëndisë; Për shembull, mbreti Ashab ishte gati të luftonte fort për një tokë qe ai besonte se i përkiste atij me të drejtë, dhe i kerkoi Jozafatit mbretit të Judës, të shkonte më të në luftë. Gjithesesi Jozafati iu pergjigj me urtesi dhe i tha: “Para se të bësh çdo gjë tjetër kërkoi Perëndisë për udhëheqje.”

Nëse ti mendon se je mashtruar apo tradhëtuar nga një motër apo vëlla besimtar, ndërsa ke vendosur të ngresh qështjen, kujto shkrimet. 1 Korintasve 6:7 Gjithsesi është një e keqe që të keni gjyqe njëri me tjetrin. Pse nuk lejoni më mirë që t’ju bëhet padrejtësi? Pse nuk lejoni më mirë që të mashtroheni? Jetoni jetën në një stand më të lartë; mos hyni në konflikt me njerëzit. Ashtu si Ashabi, shumë njerëz luftojnë për “Ramotha të galadave” të ndryshme sot, pa dëgjuar Zotin. Mos funksiononi në atë mënyrë.

Zoti tashme ju ka vendosur në shkëmb, Jezu Krishtin, dhe asnjë armë e sajuar kundër jush nuk mund të ketë sukses. Kjo nuk ka rëndësi se kush është kundër jush; ata nuk mund të largojnë nga ju atë që Perëndia ua ka dhënë. Ju nuk jeni si gjithë të tjerët. Ju jeni të ndryshëm, dhe kurrë nuk mund të jeni pa avantazh.

Konsideroni Abrahamin: kur ai mund të kishte një konfikt për vendin për shkak të një mosmarrëveshje me nipin e tij, Lotin, por ai zgjodhi atë pa asnjë grindje. Abrahami, me një ndërgjegjësim qiellor, i tha nipit të tij: “Nuk duhet të ketë mosmarrëveshje midis teje dhe meje, as midis barinjve të mi dhe barinjve të tu, sepse jemi vëllezër” (Zanafilla 13:8). Kjo është mënyra se si njerëzit qiellor flasin. Ata nuk mendojnë se mund të kenë një disavantazh. Kjo është mënyra si ju duhet të mendoni, dhe kur veproni kështu, nuk do t’ju duhet ta luftoni askend për asgjë.

Lutje

Atë i dashur, të falenderoj për Fjalën tënde, dhe Frymën e Shenjtë që më udheheq në shtegun e drejtësisë dhe në vullnetin tend të persosur gjithmon. Une kam besim se dëshirat e mia janë të themeluara, përshkak se ato janë në perputhje me vullnetin tend, dhe te gjitha gjerat do të bashkëveprojnë për të mirën time, në Emrin e Jezusit. Amen.

Studim Vijues

  • Galatasëve 5:19-21; Romaket 12:18
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: Veprat e Apostujve 20:1-16 Jobi 19-21
  • Plani dy vjecarë i studimit të Biblës: Luka 7:36-50 Jozeu 5

Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

Rreth Autorit

Korab Zhuja

Komento