Kisha & Besimi

Veproni në Emrin e Tij

Publikuar nga Korab Zhuja

Prandaj edhe Perëndia e lartësoi madhërisht dhe i dha një emër që është përmbi çdo emër.

Filipianëve 2: 9

Nuk ka rëndësi se çfarë është gjendja apo sfida juaj që mund të jeni duke kaluar; por në qoftë se do veproni në Emrin e Jezusit, fitorja juaj është e sigurt. Emri i Jezusit është superior mbi të gjithë emrat tjerë. Sëmundja është një emër; Vdekja është një emër; Varfëria është një emër; depresioni është një emër, por Emri i Jezusit është më i madh se të gjithë ato. Veproni në këtë Emër! Kolosianëve 3:17 Dhe çdo gjë që të bëni, me fjalë a me vepër, t’i bëni në emër të Zotit Jezus, duke e falënderuar Perëndinë Atë nëpërmjet tij. Ky Emër hap çdo derë, dhe u është dhënë për të jetuar me anë të Tij. Ju është dhënë fuqia e autoritetit për të vepruar në Emrin e Jezusit.

Frika mund t’ju sulmoj dhe të përpiqet për të mbajtur në robëri, por refuzoni së pranuari; përdorni Emrin e Jezusit! Deklaroni, “refuzoj të frikësohem në Emrin e Jezusit!” I gjithë autoriteti i Perëndisë është veshur në këtë emër; përdorni atë kundër sëmundjeve, lëngimëve dhe vdekjes; përdorni atë kundër frikës. Ne të gjithë mundemi dhe duhet të veprojmë në Emrin e Jezusit. Nuk duhet të keni frikë nga ndonjë rrezikë gjatë natës apo nga sulmet e papritura gjatë ditës, sepse ne jetojmë në Emrin e Tij.

Në Veprat 3, Pjetri dhe Gjoni takuan një njeri që nuk mund të ecte. Ky njeri ishte rreth dyzet vjeq dhe s’kishte ecur asnjëherë që nga lindja. Askush nuk i tha kurrë atij se ishte e mundur që ai të ecte me të dy këmbët e tij. Mund ta imagjinoni se gjymtyrët e tij me siguri do të kenë formuar kallo nga tërheqja zvarr gjatë tërë kohës. Por Pjetri, duke i ngulur sytë mbi të, i tha: “Na shiko,”…Unë nuk kam as argjend, as ar, por atë që kam po ta jap: në emër të Jezu Krishtit Nazarenas, çohu dhe ec (Veprat 3: 6). Dhe kjo ishte e gjitha! Njeriu i paralizuar u ngrit në këmbët e tij, duke ecur, duke kërcyer dhe duke lavdëruar Perëndinë (Veprat 3: 7-8).

Ndoshta mund të jetë e pamundur të dilni nga një situatë negative në emrin tuaj, por jo në Emrin e Jezusit! Me Emrin e Tij, ju mund të dilni nga çdo vështirësi. Emri i Jezusit është emri që ju mund ti besoni; është Emri që kurrë nuk dështon! Jini të guximshëm për të vëpruar në Emrin e tij.

Lutje

I dashur At, të falënderoj që më ke dhënë pushtetin legal për të vëpruar në Emrin e pakrahasueshëm të Jezusit për të shkaktuar ndryshime, dhe për ti kontrolluar rrethanat. Unë eci në fitore dhe sundim sot dhe gjithmonë, sepse jetoj dhe bëj gjithçka me anë të pushtetit në Emër të Jezusit. Amen.

Studim Vijues

  • Filipianëve 2: 9-11
  • Veprat 16:18
  • Veprat 3:16

Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

Rreth Autorit

Korab Zhuja

Komento