Kisha & Besimi

Shiko te Jezusi!

Publikuar nga Korab Zhuja

Duke i drejtuar sytë te Jezusi, kreu dhe plotësonjësi i besimit…

Hebrenjve 12:2

Në ecjen tuaj të krishterë, është e rëndësishme të shikoni “tej” çdo shpërqendrimi, për tek Zoti. Më pëlqen mënyra nga verzionit Amplified se si e radhitë ketë; ai thotë: “shiko përtej [të gjitha atyre që ju shkëpusin] nga Jezusi…” Ajo që Perëndia po ju thotë këtu është e thjeshtë: Largohuni nga çdo gjë tjetër, dhe vendosni shikimin tuaj mbi Jezusin. Mos u shpërqendroni.

Paramendoni rastin e Pjetrit në det me Zotin; në qoftë se ai do ta kishte mbajtur shikimin e tij në Zotin, nuk do të ishte përfshirë nga dallgët e ngritura dhe nga furtuna. Ai ishte i hutuar, dhe pastaj filloi të fundosej. E njëjta gjë ndodh me shumë të tillë sot; ku ata lejojnë të përmbyten nga “madhësia” e problemeve të tyre, në vend se të fokusohen në Fjalën e Perëndisë, fundosen edhe më tej. Refuzoni të përmbyteni nga ndonjë problem.

Nuk ka asnjë situatë që nuk mund ta trajtoni me sukses me Fjalën e Perëndisë. Bëni Fjalën e Perëndisë qëndrimin tuaj; jetoni në Fjalën! Mësoni nga Jezusi; Ai e jetoi Fjalën, edhe pse Ai ishtë Fjala! Ishte i fokusuar, dhe asnjëherë nuk qe i shkëputur nga Fjala. Ai shikoi rezultatet e besimit të tij; për gëzimin që ishte përpara tij e duroi kryqin duke e përçmuar fyerjen. Ai nuk shqetësohej për atë se çfarë mendonin të tjerët rreth Tij; Fokusi i tij ishte të bënte vullnetin e Atit. Kjo duhet të jetë e njëjtë edhe me ju.

Mund t’ju therrasin më emra të ndryshem, për shkak të përkushtimit dhe devotshërisë suaj ndaj Zotit, por mos lejoni të ndikojnë në ju. Nëse ndonjë gjë ndodh, frymëzohuni për ta dashur atë edhe më tepër; Sfidohuni për t’i shërbyer Atij edhe më shumë zell. Të mos luhateni nga kohët e vështira dhe rrethanat e turbullta; qendroni të lidhur ngusht me Të, me fokusin tuaj në Jezusin.

1 Timoteut 6:12 thotë, “Lufto luftën e drejtë të besimit, rrok jetën e përjetshme, në të cilën u thirre dhe për të cilën ke bërë rrëfimin e mirë të besimit përpara shumë dëshmitarëve.” Qendroni në Fjalën, dhe mos u largoni nga ajo ; dhe Zoti do t’ju mbajë në paqe të plotë: “Mëndjes që pushon te ti, ti i ruan një paqe të përsosur, sepse kjo ka besim te ti (Isaia 26:3).

Pohim

Unë mbahem në paqe të përsosur, sepse qëndroj në Fjalën e Perëndisë, dhe jetoj nga ajo! Sytë e mi janë të fokusuar vazhdimisht në Jezusin, kapiteni i shpëtimit tim, dhe Bariu i shpirtit tim! Qendroj i patrazuar pavarësisht provave, mundimeve, dhe përndjekjeve që mund të përballem, sepse Ai me ka bërë fitimtar. Qoftë i bekuar Perëndia!

Studim Vijues

  • Mateu 6:26;Jeremia 17:7;Galatasve 3:6
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: Galatasve 4:21-5:1-15 Isaia 3-5
  • Plani dy vjecarë i studimit të Biblës: Luka 23:44-56 2 Samuelit 13-14

Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

Rreth Autorit

Korab Zhuja

Komento