Kisha & Besimi

Suksesi dhe Gëzimi juaj janë ëndërra e Tij

Publikuar nga Korab Zhuja

Nuk e them këtë se jam në nevojë, sepse unë jam mësuar të kënaqem në gjëndjen që jam.

Filipianëve 4:11

Dikush më pyeti njëherë: “A është vërtet e mundur të jem plot me gëzim gjatë tërë kohës?” Shumë shpejt iu përgjigja, “Unë jam i lumtur tërë kohën!” Atëherë, ai tha: “A nuk mendoni se kjo është pak jo reale?“ ”Kjo varet se çfarë është realiteti për ju, “iu përgjigja. Për disa njerëz, realiteti është përvoja e tyre njerëzore, por realiteti ynë është Krishti. Në Krishtin, është e mundur të jemi të lumtur tërë kohën. Ju mund të jeni të lumtur çdo ditë, dhe të jeni të suksesshëm çdo ditë, pavarësisht se çfarë ndodh me ju ose rreth jush, për shkak se kjo është dëshira e Perëndisë për ju. Ai dëshiron të jeni të gëzuar dhe të suksesshëm.

Bibla thotë, “Shumë i dashur, unë dëshiroj të kesh mbarësi në çdo gjë dhe të gëzosh shëndet të mirë, ashtu si ka mbarësi shpirti yt” (3 Gjonit 1:2). Jezusi erdhi, jetoi, vdiq, u varros, dhe u ringjall; i bëri të gjitha për ju! Ai vuajti që ju të mund të jetoni në lavdinë e vuajtjeve të Tij. Kjo do të thotë se ju duhet të jetoni me gëzim çdo ditë, duke shijuar jetën tuaj. Kjo është ajo që Ai vdiq: që të jetoni më të mirën në jetë, dhe të jetoni ëndërrën e Atit dhe duke qenë të suksesshëm në jetë në çdo gjë që bëni, pavarësisht sfidave me të cilat mund të përballeni.

Jakobi 1:2 thotë, “Ta konsideroni një gëzim të madh, o vëllezër të mi, kur ndodheni përballë sprovash nga më të ndryshmet.“ Sfidat që vijnë në rrugën tuaj janë përshkruar në Fjalën e Perëndisë si“ trishtimi ynë i lehtë. Te (2 Korintasve 4:17) thotë “Sepse trishtimi ynë i lehtë që është vetëm për një moment, prodhon për ne, një peshë të pamasë e të pashoqe të amshueshme lavdie.” Nuk ka asgjë që mund t’ju mposht. Ankthi është për një çast; ai me siguri do të kthehet për të mirën tuaj! Problemet që hasni mund të duken se janë në kundërshtim me gëzimin tuaj, por janë të përkohshme; ato janë shkallë për ngritjen tuaj në nivelin tjetër të lavdisë.

Prandaj, mos pranoni t’u dorëzoheni presioneve dhe fatkeqësive; rrëzoni ato me Fjalën. nxisni gëzimin e Zotit nga brendia e frymës suaj dhe qeshni për fitoren. Satani dhe demonët e tij nuk durojnë dot një atmosferë gëzimi, dashurie, dhe të qeshurash. Pra, jetoni gjithnë lartë duke mbajtur një zemër të gëzuar.

Pohim

Jeta ime është shfaqje e lavdisë së Perëndisë. Jetoj i pavarur nga rrethanat dhe situatat rreth meje, sepse unë e di se të gjitha gjërat bashkëveprojnë për të mirën time. Prandaj, unë gëzohem gjithmonë në Zotin, i vetëdijshëm se unë jam fitimtar në jetë. Lavdi Perëndisë!

Studim Vijues

  • Romakëve 8:28; 1 Pjetrit 1:8
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: 2 Korintasve 10:1-18 Fjalët e urta 27-28
  • Plani dy vjecarë i studimit të Biblës: Luka 22:14-23 1Samuelit 29

Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

Rreth Autorit

Korab Zhuja

Komento