Sepse çdo gjë që ka lindur nga Perëndia, e mund botën; dhe kjo është fitorja që mundi botën: besimi ynë.
1 Gjonit 5:4
Fjalët e Urta 22:6 thotë, “Mësoji fëmijës rrugën që duhet të ndjekë, dhe ai nuk do të largohet prej saj edhe kur të plaket.“ Imagjinoni si një prind i krishterë apo një shërbestar i Ungjillit, biri apo vajza juaj nuk është duke jetuar në bazë të trajnimit që ia keni dhënë nga Fjala. Mund të ketë disa nga ata që do jenë të shpejtë në të gjykuar dhe të thonë, “kështudhe-ashtu, ja prindërit e tyre janë të krishterë, por ata sillen si mëkatar.” Nëse kjo ju ka ndodhur si prind, mos u levizni nga ajo që mund të thonë të tjerët.
Sfidat vijnë për të gjithë; prandaj në kohën në të cilen jeni duke u përballur me sfidat tuaja, qëndroni të fokusuar në Fjalën e Perëndisë, dhe vëni besimin tuaj në vëprim. Shumë shpejt, ai fëmijë do kthehet në vendin e duhur dhe do të behet e gjithë ajo që Perëndia ka përcatuar për të qenë. Madje kur të tjerët mund të kenë thënë se ai humbi por do të rikthehet, sepse Perëndia thotë: “kështu do t’ju kompensoj për të korrat që kanë ngrënë karkaleci, larva e karkalecit, bulkthi dhe krimbi…” (Joeli 2:25). Pra, në çështje të tilla, mos lejoni mendimet negative të tjerëve të dëmtojnë besimin tuaj.
Perëndia na ka dhënë Fjalën e Tij, që pavarësisht çfarë shohim apo dëgjojmë, të mos hutohemi; të qëndrojmë të fokusuar. Në fund të fundit, ne si nxenës, nuk jemi mjek, avokat, dhe arkitekt të ketij universi. Ne jemi në shkollë, duke u trajnuar për atë që do të jemi. Nëse dikush të pa gjërsa ishe ende në shkollë dhe të tha: “Hej, ti nuk dukesh si një doktor, avokat apo arkitekt,” më gjasë do ti përgjigjeni: “Unë nuk dukem ende ashtu, por jam në përgatitje për atë.“
Në të njëjtën mënyrë, ne të gjithë jemi duke u trajnuar nga Fryma e Perëndisë me anë të Fjalës, për të qenë gjithçka qe Ai na ka paracaktuar të jemi. Nëse keni fëmijë, vazhdoni ti ushtroni në Fjalën. Edhe atëher kur duket se nuk janë duke ecur në kulturën e Fjalës, vazhdoni. Kujtoni atë që kemi lexuar në Fjalët e Urta 22:6, Mësoji fëmijës rrugën që duhet të ndjekë, dhe ai nuk do të largohet prej saj edhe kur të plaket.” Jepi ca kohë; rezultatet e mesimit do të jenë të dukshme.
Kurr mos e dorëzoni besimin tuaj për shkak të opinioneve negative që thonë kundershtarët; mësoni të jetoni nga Fjala. Pavarësisht se çfarë shikoni apo përjetoni, besimi juaj do të triumfojë. Lavdi Perëndisë!
Lutje
Atë i dashur, besimi im rritet gjersa unë i jap veten time studimit të Fjalës tënde. Më mëso të marr nga dobitë e hirit, që është në Krishtin Jezus, dhe të jetoj një jetë besimi që është i bazuar në Fjalën tënde, në Emrin e Jezusit. Amen.
Studim Vijues
- 2 Korintasve 2:14; Marku 9:23
- Plani një vjecarë i studimit të Biblës: 2 Korintasve 8-9 Fjalët e urta 24-26
- Plani dy vjecarë i studimit të Biblës: Luka 22:1-13 1 Samuelit 2
Burimi: www.rhapsodyofrealities.org