Kisha & Besimi

Posedoni me Frymën tuaj!

Publikuar nga Korab Zhuja

Dhe besimi është siguria e gjërave që shpresohen, tregimi i gjërave që nuk shihen.

Hebrenjve 11:1

Besimi është përgjigja e frymës se njeriut ndaj Fjalës se Perëndisë. Kur një njeri e dëgjon Fjalën e Perëndisë, ai nuk e dëgjon në fjalë; ai shikon një pamje. Nëse ai nuk mund të ecën dhe ju i predikoni Fjalën, në momentin që ai beson, dhe i thoni të ngrihet, nuk do ta ketë kurr të vështirë të përgjigjet, në fakt ju nuk po i flisni të ngrihet në këmbë një njeriu nga pamja e jashtme; por njeriut të brendshëm.

Nëse njeriu i brendshëm ju dëgjon dhe ngrihet, ai i jashtmi nuk mund ta ndalojë atë. Kjo për shkak se përgjigja është nga fryma e njeriut, dhe ky është çfarë është besimi. Kjo është arsyeja pse njeriu mund të pretendoj diçka që ai nuk e ka parë dhe fillon ta deklarojë se kjo gjë është e vërtetë. Ai nuk po përpiqet për të marrë atë; sepse në fakt ai e posedon tashme në frymën e tij; e merr dhe e mbanë në frymën e vet. Kjo është arsyeja pse nuk mund ta ndryshoni qendrimin e tij në lidhje me atë, sepse ai tashmë e di se ai e ka atë gjë.

Edhe pse nuk e sheh atë gjë nga pamja e jashtme, kjo nuk do të shkaktoj ndonjë ndryshim tek ai, sepse ai e ka marr si provë deshmie. Dhe besimi është prova: “Tani besimi është siguria e gjërave që shpresohen, tregimi i gjërave që nuk shihen” (Hebrenjve 11:1). Tani, kjo është ndryshe nga ajo qe dikush mund të thotë: “Unë e kam proklamuar atë! Notova për në qiej dhe e mora në posedim! “ Jam duke folur për frymën tuaj qe të merrni në posedim atë që keni dëshirë.

Hebrenjve 11:1 thotë: “Tani besimi është siguria(konfirmimi, dokumenti i provës) i gjërave që [ne]shpresojmë, deshmia e gjërave qe [ne] nuk i shohim dhe bindja për realitetin e tyre [besimi i percepton si fakte reale ato qe nuk janë të dukshme për sytë tanë].“ Kjo ju lejon të dini se çdo gjë që dëshironi në këtë botë, nëse mund ta shihni atë me sytë e brendshëm dhe ta merrni në posedimin me frymën tuaj, tashme e keni marr atë!

Praktikoni marrjen në posedim me frymën tuaj, sepse ky është vendi nga ku Perëndia udhëheq. Ai nuk funksionon në sferën e mendjes apo shqisave. Gjërat që ju i shihni me sytë tuaj të besimit, dhe i merrni në posedim në sferën frymore, do të shfaqen fizikisht gjersa ju i flisni ato tutje.

Pohim

Me anë të fuqisë së Frymës së Perëndisë, unë kap trashëgiminë time në Krishtin? Nuk ka dështim apo humbje në shtegun tim! Unë jam posedues i të gjitha gjërave, duke qenë trashëgimtar i Perëndisë, dhe bashkëtrashëgimtar me Krishtin.

Studim Vijues

  • Efesianëve 1:18;1Timoteut 4:15; Jozueu 1:8
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: 2 Korintasve 5:1-6:1-2 Fjalët e urta 18-19
  • Plani dy vjecarë i studimit të Biblës: Luka 21:10-19 1 Samuelit 25

Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

Rreth Autorit

Korab Zhuja

Komento