Tani atij që, sipas fuqisë që vepron në ne, mund të bëjë jashtë mase më tepër nga sa kërkojmë ose mendojmë.
Efesianëve 3:20
Zoti është më i tepër i interesuar për mbarësinë dhe progresin tuaj se sa ju mund të ishit ndonjëherë. Pavarësisht se çfarë mendime dhe dëshira keni për sukses, Perëndia sigurt ka mendime më të mira dhe plane për suksesin tuaj. Kjo me sjell në mendje atë që Fryma tregoi përmes profetit Jeremia: “Sepse unë i njoh mendimet që kam për ju”, thotë Zoti, “mendime paqeje dhe jo të së keqes, për t’ju dhënë një të ardhme dhe një shpresë” (Jeremia 29:11).
A mund të shihni? Kjo do të thotë se mendimet e tij ndaj jush janë gjithmonë të mira; nuk ka asnjë mendim të vetëm të keq, sëmundje, varfëri apo negativitete në mendjen e Tij ndaj jush. Mendoni për këtë! Disa njerëz kanë jetuar me besimin e gabuar se Zoti është i zemëruar në ta, dhe prirja e Tij ndaj tyre varet se sa të mirë, zemërbutë apo të sjellshëm janë, por kjo nuk është e vërtetë. Së pari, ju duhet të kuptoni se Perëndia është dashuri (1 Gjonit 4: 8, 16). Së dyti, Ai është Vet mirësia.
Atë qe Luka paraqet te Veprat e Apostujve 10:38 na jep një ide të natyrës dhe prirjes së Tij; Planet dhe qëllimet e Tij ndaj popullit të tij. Duke thënë, “se si Perëndia vajosi me Frymën e Shenjtë dhe me fuqi Jezusin prej Nazareti, i cili e përshkoi vendin duke bërë mirë dhe duke shëruar të gjithë ata që ishin të pushtuar nga djalli, sepse Perëndia ishte me të.” Le të jetë ky meditimi tuaj. Mbeshtetuni në dashurinë e thellë të Atit dhe pasionin e zjarrtë qe ka për ju. 3 e Gjonit 1: 2 thotë “Shumë i dashur, unë dëshiroj të kesh mbarësi në çdo gjë dhe të gëzosh shëndet të mirë, ashtu si ka mbarësi shpirti yt.”
Vlerësoni dashurinë e Atit për ju. Ai ju do më tepër se sa ju mund të imagjinoni; Ai ju do më shumë se ju e doni veten, dhe ai është më tepër pas suksesit tuaj se sa ju mund të keni qenë ndonjëherë. Ai kërkon të mirën tuaj përherë. O, sa i mëshirshëm dhe i dashur është Ai!
Lutje
At i dashur, jam mirënjohës për dashurinë tënde, dhe njoh lavdinë tënde në jetën time. Nuk ka asnjë të barabartë me ty, I bekuar At. Ti e ke bërë zemrën time vendbanimin tënd, dhe me ke zbukuruar me drejtësinë tënde. mirësia jote, mëshira dhe hiri yt më shoqërojnë gjatë gjithë ditëve të jetës sime, në Emrin e Jezusit. Amen.
Studim Vijues
- Fjalët e urta 23:17-18 GNB; 1 Gjoni 4:10
- Plani një vjecarë i studimit të Biblës: Zbulesa 18; Zakaria 4-6
- Plani dy vjecarë i studimit të Biblës: Zbulesa 19:11-21 Zakaria 7-8
Burimi: www.rhapsodyofrealities.org