Kisha & Besimi

Vazhdoni në Besim

Publikuar nga Korab Zhuja

O Galatas të marrë! Kush ju ka yshtur që të mos i bindeni së vërtetës, ju, që para syve tuaj Jezu Krishti është përshkruar i kryqëzuar midis jush? Vetëm këtë dua të di nga ju: a e morët Frymën me anë të veprave të ligjit apo nëpërmjet dëgjimit të besimit? A jeni kaq të marrë sa që, mbasi nisët në Frymë, të përfundoni në mish?

Galatasve 3:1-3

Ndërsa studioni tërë librin e Galatasve, ju do të kuptoni përse Pali e bëri deklarimin e mësipërm, duke qortuar të krishterët e Galatisë: ata kishin devijuar nga mesazhi i Ungjillit, nga Fjala e besimit, të cilën e kishin pranuar. Disa mësues të rremë kishin arritur ti mësojnë se ata duhet ti bindeshin Ligjit për shfajësim; si rezultat, besimi i tyre po tundej. Duke qortuar devijimin e tyre nga mesazhi i besimit, Pali u tha atyre: “…mbasi nisët në Frymë, të përfundoni në mish?”

Ai donte që ata ta kujtonin se si e morën Frymën e Shenjtë; ajo nuk ishte përmes bindjes ndaj ligjit, por me anë të besimit. Shpëtimi qe ata kishin marrë nuk ndodhi duke e mbajtur Ligjin: “Sepse me anë të hirit jeni shpëtuar nëpërmjet besimit; dhe kjo nuk vjen nga ju, po është dhurata e Perëndisë, jo nga vepra, që të mos mburret askush“

Galatasve 2:16 thotë, “Duke ditur se njeriu nuk shfajësohet me anë të veprave të ligjit, por me anë të besimit në Jezu Krishtin, besuam edhe ne në Jezu Krishtin, që të shfajësoheshim me anë të besimit në Krishtin dhe jo me anë të veprave të ligjit, sepse asnjë mish nuk do të shfajësohet me anë të veprave të ligjit.” Drejtësia që është nëpërmjet besimit, nuk mbështetet në veprat e ligjit, por për besim në Perëndinë që shfajëson të paudhin (Romakëve 4:5).

Me anë të besimit, keni pranuar jetën e përjetshme, dhe Frymën e Shenjtë të jetoj në ju. Me anë të besimit, drejtësia e Perëndisë u është dhënë në frymën tuaj. Prandaj, qëndroni në besim me themel dhe të patundur, dhe të mos luani nga shpresa e ungjillit që ju keni dëgjuar (Kolosianëve 1:23).

Pohim

Zot të falënderoj për drejtësinë qe unë kam marrë; drejtësinë që vjen nga besimi në Jezu Krishtin, qëndrojë në pranin tënde me besim dhe pa frikë, inferioritetit, faj apo dënimin. Unë nuk e kam vënë besimin tim në mish, sepse ti je shfajësuesi im. Haleluja!

Studim Vijues

  • Gjoni 6:63; Filipianëve 3:3
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: Galatasve 5:16-26 Isaia 6-8
  • Plani dy vjecarë i studimit të Biblës: Luka 24:1-12 2 Samuelit 15-16

Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

Rreth Autorit

Korab Zhuja

Komento