Edukimi & Arsimimi

Të trajnuar për Zotërim

Publikuar nga Korab Zhuja

Luftën e mirë e luftova, e përfundova vrapimin, e ruajta besimin.

2 Timoteut 4:7

Për të qenë një udhëheqës i mirë, një drejtues i suksesshëm, ju duhet të jeni të trajnuar mirë. Dhe trajnimi nuk është një gjë qe ndodh vetëm një herë; ai është një ushtrim i vazhdueshëm, dhe qëllimi i çdo trajnimi është për të arritur zotërim ose përsosmëri. Disa besojnë se për aq kohë sa ata janë në tokë, ata vetëm do të marrin mësim, pa arritur zotërim. Kjo nuk është ajo çfarë Fjala na mëson.

Bibla flet për njerëz të cilët mësojnë gjithnjë dhe kurrë nuk mund të arrijnë në njohjen e plotë të së vërtetës (2 Timoteut 3:7). Ky nuk është një rekomandim. Ka një vend për zotërim që çdo i krishterë duhet të dëshiroj për ta arritur. Ju keni disa gjëra që ju duhet përsosur para se Perëndia të mund t’ju lejoj për të lëvizur në gjëra më të larta në sferën – frymore. Dhe kjo është arsyeja pse ju duhet të jeni të mësuar në Fjalën.

Në librin e Efesianëve 4:11-12, Apostulli Pal ka radhitur për ne qëllimin e pesë dhuratave të shërbimit, të cilat Zoti Jezus ia dha Kishës; e që janë për trajnimin apo “përsosjen e shenjtorëve”. Dhe kështu që ne të mund të arrijmë zotërim: “Dhe ai i dha disa si apostuj, të tjerë si profetë; të tjerë si ungjilltarë; dhe të tjerë si barinj e mësues, Për përsosjen e shenjtorëve….“

Të mos jetoni një jetë e cila është gjithmonë në një “udhëtim” në kërkim të gjërave të njëjta të të njëjtit nivel për vite me rradhë. Ka disa gjëra që duhet përsosur, dhe kur e bëni këtë, ju do kaloni në nivelin tjetër; levizni në diçka më lartë. Suksesi matet në nivele të ndryshme. Gjersa trajnoheni ajo do të duket nëse jeni të suksesshëm ose jo, nga rezultatet që do jepni në bazë të nivelit aktual të trajnimit.

Sa më shumë i jepeni Frymës se Shenjtë dhe Fjalës së Perëndisë, më i shpejtë do të jet procesi i trajnimit tuaj dhe do të arrini zotërim të shpejt në atë nivel dhe fushë trajnimi.

Lutje

At i Dashur, të falënderoj për dhuratat e shërbimit në trupin e Krishtit, në të cilat kisha mund të mësohet, trajnohet, përsoset dhe fuqizohet për veprën e shërbesës. Unë marr nga dobia e Fjalës dhe bekimet e Frymës, për tu trajnuar për një jetë të vazhdueshme fitoresh, suksesi, ngritje dhe madhështie, në Emrin e Jezusit. Amen.

Studim Vijues

  • Hebrenjve 5:12-14; Hebrenjve 6:1; 2 Timoteut 3:16-17
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: Veprat e Apostujve 10:24-48 Ezdras 7-8
  • Plani dy vjecarë i studimit të Biblës: 2 Korintasve 8:1-8 Isaia 10

Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

Rreth Autorit

Korab Zhuja

Komento